E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assad nxjerr dekret për qeveri të re

Televizioni shtetëror i Sirisë tha se presidenti Bashar al-Assad ka lëshuar një dekret për formimin e qeverisë së re, më pak se dy muaj pas zgjedhjeve kundërthënëse parlamentare, të cilat u bojkotuan nga opozita.

Televizioni tha se kabineti i ri do të udhëhiqet nga ministri aktual i Agrikulturës, Riad Hixhab, që është një besnik i fuqishëm i Assadit dhe anëtar kryesor i partisë Bath në pushtet.

Ndërkohë, aktivistët opozitarë thanë se të paktën 50 njerëz janë vrarë të premten në Siri, në luftimet në mes të kryengritësve dhe forcave besnike të Assadit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›