Amirante-Topit: Inkurajoni njerëzit e drejtësisë
Kreu i Gjykates Kushtetuese italiane Françesko Amirante bisedoi sot ne Tirane me Presidentin Topi. Teme ka qene edhe pavaresia e gjyqesorit. Topi theksoi rëndësinë që ka pavarësia dhe panshmëria e pushtetit gjyqësor
TIRANE-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës italiane, Françesko Amirante, theksoi sot se njerëzit e drejtësisë kanë gjithmonë nevojë për më tepër inkurajim dhe mbështetje në vendosjen përfundimtare të shtetit ligjor dhe sigurimin e pavarësisë së plotë të tij. Deklarata erdhi pas një takimi që kreu i Kushtetueses italiane pati sot me Presidentin Topi në në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë. Në takim Topi theksoi rëndësinë që ka pavarësia dhe panshmëria e pushtetit gjyqësor në vendin tonë.
Gjatë takimit, Presidenti Topi, pasi përshkroi reformat e ndërmarra në vend, si në gjyqësor, reformën zgjedhore, të miratuara me një konsensus të gjerë politik, vlerësoi ndihmesën dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit fqinj, Italisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe përparimin drejt integrimit në gjirin e familjes së madhe evropiane.
Kreu i Shtetit, duke nënvizuar rëndësinë që ka pavarësia dhe panshmëria e pushtetit gjyqësor dhe institucioneve të tij në vendin tonë si dhe puna dhe profesionalizmi i juristëve. Sipas Topi kjo kategori duke kryer me dinjitet dhe vërtetësi detyrat institucionale, kontribuojnë thellësisht në forcimin e shtetit të së drejtës, vlerësoi gjithashtu kontributin dhe përvojën e institucioneve gjyqësore italiane në reformimin dhe përmirësimin e drejtësisë shqiptare.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës italiane, Françesko Amirante, në emër edhe të delegacionit që e shoqëron, shprehu kënaqësinë e veçantë të këtij takimi dhe garantoi përkrahje e mbështetje maksimale në forcimin e sistemit të drejtësisë shqiptare.
Zoti Amirante vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Presidentit Topi dhe punën e madhe të bërë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë procesit të reformimit gjyqësor në vendin tonë dhe përparimet e shënuara jo vetëm në dhënien e drejtësisë, por edhe në rritjen e besimit në sistemin gjyqësor, duke theksuar që njerëzit e drejtësisë kanë gjithmonë nevojë për më tepër inkurajim dhe mbështetje në vendosjen përfundimtare të shtetit ligjor dhe sigurimin e pavarësisë së plotë të tij.
Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Italisë në vendin tonë, zoti Saba D’Elia si dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Vladimir Kristo.
(d.b/BalkanWeb)