E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetim Ramës, PD depoziton kërkesën në Kuvend

Partia Demokratike kërkon ngritjen e komisionit hetimor për të hetuar për abuzime mbi dhëniet e lejeve të ndërtimit. Xhaferri depozitoi sot kërkesën në Kuvend. 

TIRANE- Partia Demokratike depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar për abuzime mbi dhëniet e lejeve të ndërtimit të kryetarit të bashkisë Edi Rama. Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferri i depozitoi sot kërkesën e grupit të deputetëve të PD-së kryetares së parlamentit Jozefina Topalli. Pas dorëzimit të kërkesës Xhaferri sqaroi për gazetarët objektivin e këtij hetimi.

“Kjo është kërkesa që grupi i deputetëve PD ka dorëzuar sot. 19 lejet e studios "Atelier 4". Mënyra maskara e trajtimit të parave publike do t’i nënhtrohen hetimit parlamentar.

Xhaferri akuzon kryetarin e bashkisë Edi Rama për nivel të lartë korrupsioni në institucionin e pushtetit vendor dhe sipas tij ky i fundit i druhet një hetimi .

Partia Demokratike akuzon Edi Ramën e ka favorizuar persona të tij të afërt në dhënien e lejeve të ndërtimit.

Sipas Partisë Demokratike, nga 18 objekte publike, 14 prej tyre janë projektuar nga studioja "Atelier 4", ndërsa nga 12 objektet private që janë miratuar në mbledhjen e fundit të KRT-së, 5 prej tyre janë projektuar nga po e njëjta studio. "Ky është modeli i qeverisjes së Edi Ramës, një monopol që i shërben një grushti njerëzish, që merr vendime në konflikt të hapur interesi

Në kundërshtim deputeti i PS-së, Erion Braçe ka deklaruar se, ligjërisht Parlamenti nuk mund të ngrejë komision hetimor në tre muajt e fundit të punës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›