E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehet bojkoti, Edvini po qarkullon formulat marksiste të mospranimit të zgjedhjeve

Grupi Parlamentar i PS-së ka marrë dje urdhrin maoist për të braktisur Kuvendin e për të shpallur sezonin e protestave, të paktën derisa Edvini ta ndajë mendjen nëse do të konkurrojë në zgjedhje e të pranojë humbjen, apo do t’u drejtohet formulave marksiste të prishjes së zgjedhjeve, të cilat të çojnë drejt destabilitetit, por edhe ndëshkimit penal

TIRANE - Partia Socialiste duket se do të riciklojë bllokadën e dy viteve më parë në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007, kur “sebepi i çertifikatave” shtyu tej në limitet maksimale kushtetuese rinovimin e drejtuesve në pushtetin vendor. Por vetëm pak çaste pas këtij veprimit, sikurse ishte bojkoti i seancës së djeshme parlamentare, PS-ja demonstroi pendesë dhe ftoi qytetarët të aplikojnë për pasaportat elektronike. Asnjëherë deri dje, askush prej zyrtarëve e drejtuesve të PS-së, nuk kishte guxuar të ftonte zgjedhësit për të aplikuar për pasaportat elektronike.

Bojkoti i seancës parlamentare
Dje grupi parlamentar socialist ka braktisur që në fillim të seancës punimet e Kuvendit të Shqipërisë duke kërcënuar se nuk do të kthehet deri në plotësimin e kërkesës për dhënien falas të letërnjoftimeve të reja elektronike.
“Taksa e votës po lë qindra mijëra shqiptarë pa votuar dhe po e provokon opozitën përtej kufirit të durimit. Ndaj sot ne po i biem kambanës së alarmit për zgjedhjet duke dalë nga parlamenti”, ishte preteksti i deklaruar nga  kryetarja e grupit parlamentar të PS, Valentina Leskaj.
Ajo ka kontestuar edhe vendimin më të fundit të qeverisë për rimbursimin e çmimit të kartës së identitetit për disa kategori sociale ne nevojë.
Pas fjalës së saj të gjithë deputetët socialistë braktisën sallën më mënyrë demonstrative.
Pas bojkotit të seancës së djeshme, PS-ja vijoi

Pendesa dhe ftesa për aplikim
Pas bojkotit të seancës së djeshme parlamentare, Partia Socialiste u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë mundësi ekonomike për t’u pajisur me kartë identiteti të shkojnë të aplikojnë në qendrat përkatëse. Me këtë veprim, duket se PS-ja, është tërhequr disi nga kërkesa e saj për dhënie pasaportash elektronike falas.
“PS me këtë rast u bën thirrje njerëzve të përgatiten shpirtërisht për të shpëtuar demokracinë në rrezik me rezistencë paqësore. Askush të mos vonojë të aplikojë nëse e përballon taksën e votës. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme dhe në përputhje me standardet demokratike pa zgjidhje të kësaj nyje që po mbyt zgjedhjet”, deklaroi dje në një dalje para gazetarëve, pas bojkotit të seancës parlamentare Kastriot Islami, nënkryetari socialist i komisionit ad hoc për këtë çështje.
Sipas tij me vendimin e fundit në Këshillin e Ministrave, kryeministri Berisha ka pranuar përfundimisht gabimin e vendosjes së taksës së votës por nuk ka marrë asnjë masë për heqjen e saj dhe nuk ka ofruar zgjidhjen e përshtatshme.
“Nga ana tjetër qeveria duhet të gjejë zgjidhjet e përshtatshme në përdorimin e saj për të gjithë shërbimet e tjera pas zgjedhjeve të përgjithshme. Nëse situata nuk ndryshon PS do të përshkallëzojë shprehjen e refuzimit ndaj këtij procesi tanimë qëllimisht të dështuar e të kompromentuar nga qeveria”, paralajmëroi Islami.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›