E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnesty InternationaI: Në 112 vende torturime dhe keqtrajtime të njerëzve

Numri i shkeljeve të të drejtave të njeriut mbetet në një nivel shumë të lartë. Në këtë konkluzion arrin Amnesty International në raportin e saj më të fundit. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, vitin e kaluar (2012) në 112 vende të botës janë tortuar dhe keqtrajtuar njerëzit. Në 101 vende e drejta për të shprehur mendimin e lirë ishtë vënë nën presion. Kandidatja kryesore e të Gjelbërve gjermanë, Katrin Göring-Eckardt nisur nga këto shifra nënvizon se "Bashkimi Europian duhet të rrisë presionin ndaj regjimeve autoritare dhe të ofrojë mbrojtje për refugjatët". Raporti i fundit i AI vë theksin po ashtu tek vendet me demokraci relativisht të reja si në Rusi dhe Egjipt.
Në këtë raport një notë të mirë ka marrë Republika Federale e Gjermanisë. «Ne jemi në Gjermani në një situatë të mirë", tha sekretarja e përgjithshme e AI në Gjermani, Selmin Caliskan dhe lavdëroi për këtë përpjekjet gjermane për respektimin e të drejtave të njeriut në botë. Megjithatë ajo u ndal në kritikat që kjo organizatë bën për largimin e azilkërkuesve për në Hungari dhe Kosovë, duke u ndalur tek romët në Kosovë që sipas saj janë shumë të diskriminuar. Sipas Amnesty International, në Europë ka një fluks të madh refugjatësh, veçanërisht nga situata e rëndë në Siri.

BE duhet më shumë refugjatë nga Siria

Çdo ditë marrin arratinë 4000 njerëz nga vendi i përfshirë nga lufta civile, por BE qysh nga shpërthimi i konfliktit ka pranuar vetëm 40.000 refugjatë.
"Kjo është shumë, shumë pak, kritikoi Caliskan. Në gjithë botën sipas raportit janë larguar nga vendbanimet e tyre vitin e kaluar 43 milionë njerëz për shkak të konflikteve të armatosura ose përndjekjes - një numër kaq i madh sa qysh prej mesit të viteve 90' nuk ka pasur. Por edhe të drejtat e njeriut do të shkelen më shpesh. "Shumë vende koncetrohen në mbrojtjen e kufijve të tyre dhe jo në mbrojtjen e refugjatëve", thuhet në raport. Edhe Göring-Eckardt kërkoi që të merren më shumë refugjatë nga Siria.
Në raportin e AI për vitin 2012 del në pah edhe fenomeni i dëbimit të detyruar në mënyrë ilegale të njerëzve në 36 shtete. Në këtë rast bëjnë pjesë edhe vende të Bashkimit Europian si Italia dhe Franca ku u dëbuan romë nga vendbanimet e tyre. Por këtë rradhë në fokus është Brazili ku në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Botëror të Futbollit 2014 dhe Lojërave Olimpike 2016, mijëra njerëz janë dëbuar nga shtëpiat e tyre - shpesh edhe pa paralajmërim dhe me një dëmshpërblim të vogël. Sipas AI miliona njerëz sot në botë të jetojnë në nivel të ulët të shoqërisë.

(a.h/dw.de/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›