E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampionëve, Berisha: Fitore e merituar e Bayern! Ne do fitojmë!

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pas Konventës së PD-së, ndoqën mes qindra të rinjve të kryeqytetit finalen e Ligës së Kampionëve mes skuadrave gjermane Bayern Mynih dhe Borusia Dortmund.

Kryeministri iu bashkua për të parë këtë ndeshje futbolli tifozëve të Klubit bavarez dhe të rinjve të FRPD-së, në hapësirat te Lulishtja e Vëllezërve Frashëri. Gjithashtu i pranishëm për të parë këtë ndeshje ishte edhe futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, Erjon Bogdani. 

“Super ndeshje, super spektakël, super portier. Fitore e merituar e Bayern! Ne do fitojmë! Përpara!! Sb”, ishte postimi i kryeministrit bë faqen e tij personale në “Facebook”, pas fitores së Bayern Munich. 

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Pas konventës, Berisha ndjek finalen e Ligës së Kampioneve me të rinjtë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›