E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajern i Mynihut “mbret” i Europës, fiton Championsin për herë të pestë

Mes drithërimash, por kësaj here ia ka dalë mbanë Bajerni i Mynihut, që mund në finale Borusian e Dortmundit dhe fiton kështu Ligën e Kampioneve, për herë të pestë në historinë e klubit bavarez. Një ndeshje jo me një dominim të Bajernit, por që në momentin më deçiziv ka arritur të mposhtë Dortmundin. 

Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola, ndërsa në pjesën e dytë fillimisht ka kaluar në avantazh Bajerni me anë të Manxukiç, por më pas ka barazuar Dortmundi me anë të një 11-metërshi, ku Gundogan shënon saktë nga pika e bardhë. Kur mendohej se do të kishte kohë shtesë, është pikërisht njeriu i rasteve të humbura të takimit dhe i finaleve në përgjithësi, Arjen Roben, që kalon Bajernin në avantazh, duke bërë të mundur fitimin e titullit kampion, duke gëzuar kështu milionat e tifozëve në gjithë botën. 

Bajerni i këtij sezoni mund të hyjë në histori, pasi vetëm pak ditësh, më 1 qershor, ka finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Shtutgartit, kur kujtojmë që ka fituar edhe titullin në Bundesligë. Nuk do të ketë festë të madhe për bavarezët, që gjithsesi, arrijnë të pushtojnë Europën, por të shkruajnë edhe emrin në historinë e futbollit botëror.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›