Amnesty International Protesta ne Lindjen e Mesme edhe kete vit
Organizata nderkombetare per mbrojtjen e te drejtave te njeriut Amnesty International ka paralajmeruar per nje tjeter vit protestash antiqeveritare dhe shtypje nga qeverite ne Lindjen e Mesme dhe ne Afriken e Veriut ne qofte se sundimtaret e rajonit nuk garantojne te drejtat demokratike dhe te njeriut per popujt e tyre. Ne nje raport te bere publik ne Loder dje grupi pershkruan se si vitin e kaluar qeverite ne gjithe rajonin ishin te predispozuara te ushtronin dhune ekstreme ne perpjekje per te mbytur thirrjet e pashembullta per reforma thelbesore. Por ne raport thuhet se levizjet e protestave kane treguar se ato nuk do te genjehen nga reformat qe sjellin pak ndryshime.
Kryengritjet masive te filluara ne Tunizi e qe u perhapen ne gjithe boten arabe ne 2011-n cuan ne renien e Presidentit Zine el-Abidine Ben Ali ne Tunizi te Hosni Mubarakut ne Egjipt dhe te Moamar Gadafit ne Libi. Amnesty International u ben thirrje ketyre vendeve qe te parandalojne perseritjen e abuzimeve. Raporti ve ne dukje politikat e qeverive edhe gjetke si per shembull ne Siri ku ajo ka kembengulur me kokefortesi te qendroje ne pushtet me cdo cmim ndaj jetes dhe dinjitetit human.
Amnesty thote se organizmat nderkombetare dhe rajonale si Bashkimi Afrikan Lidhja Arabe dhe Bashkimi Evropian nuk kane qene konsekuente ne pergjigjen e tyre dhe kane deshtuar per te kuptuar seriozitetin e sfides.
Megjithate Amnesty thote se refuzimi i popullit te thjeshte per tu sprapsur nga lufta e tij per dinjitet dhe drejtesi eshte ajo qe ngjall shpresa per vitin 2012.