E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëhiqet kreu i Bankës Kombëtare të Zvicrës

Dorëheqja vjen pasi u argumentua se bashkëshortja e tij, Kashya, ka këmbyer (duke blerë) 504 mijë dollarë amerikanë në gusht, tri javë para se banka qendrore ndërhyri për të mbrojtur frankën zvicerane.

Ai tha në një konfrence për shtyp se nuk kishte asnjë dijeni lidhur me transaksionet e bashkëshortes së tij atë ditë.

Banka Kombëtare e Zvicrës tha javën e kaluar se bashkëshortja e Hilderbrandit nuk kishte shkelur asnjë ligj me tregtimin e monedhave.

Hildebrand u përball po ashtu edhe me akuzat për shkëmbim parash me anë të një llogarie private.

Raporti për shkëmbimet e parave që ka bërë bashkëshortja e kryebankierit zviceran u publikua vetëm javën e kaluar./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-09 15:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›