Obama urdheron debimin e diplomates se Venezueles
Administrata e Presidentit amerikan Barack Obama ka urdheruar debimin nga Shtetet e Bashkuara te konsulles se Pergjithshme te Venezueles ne qytetin Majami te Florides. Raportet e pakonfirmuara thone se diplomatja Livia Acosta Noguera akuzohet se ka diskutuar per nje komplot qe mbeshtetej nga Irani per te sulmuar faqet zyrtare te Shteteve te Bashkuara ne internet.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha dje se e ka shpallur diplomaten Acosta person te padeshiruar dhe ka kerkuar qe ajo deri te marten te largohet nga Shtetet e Bashkuara ne harmoni me proceduren standarde diplomatike. Nuk eshte dhene ndonje arsye per debim. Ky debim po ndodh ne kohen kur presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad ka filluar viziten ne Venezuele. Akuzat jane paraqitur ne nje program te televizionit Univision ne gjuhen spanjolle.