E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnesty International kritikon Kinën

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se Kina ka burgosur dhe frikësuar dhjetëra ujgurë etnik në rajonin perëndimor Xinjang pas përleshjeve të dhunshme në kryeqytetin e kësaj zone tri vite më parë.

Në korrik të 2009-ës, në kryeqytetin Urumki kishte shpërthyer dhuna ndërmjet komunitetit shumicë-kinezëve dhe minoritetit mysliman-ujgurë duke lënë të vdekur afro 200 persona.

Pas kësaj, Kina ka ekzekutuar nëntë persona të cilët akuzoheshin për nxitjen dhe organizimin e përleshjeve, ndërsa ka burgosur qindra të tjerë.

Në një raport të publikuar një ditë më parë, Amnesty International bëri të ditur se ka dëshmi të reja për se Pekini po vazhdon “frikësimin” e familjeve që kërkojnë informacione për të afërmit e zhdukur, të cilët akuzohen për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë dhe pas protestave të vitit 2009.

Sipas AI, dhjetëra familje të ujgurëve kanë dalë publikisht me rrëfimet e tyre për anëtarët familjarë që rezultojnë të zhdukur që pas përleshjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›