E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetohen vdekjet e fëmijëve në Kamboxhia

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se zyrtarët e shëndetësisë në Kamboxhia janë duke kërkuar shkakun e shfaqjes së një sëmundjejeje misterioze si pasojë e së cilës kanë gjetur vdekjen më shumë se 60 fëmijë brenda tre muajve të kaluar.

Zëdhënësja e OBSH-së, Alfanuk Batiasevi, tha se si pasojë e një “sindrome të padiagnostifikuar” kanë gjetur vdekjen  61 fëmijë që nga muaji prill, por se nuk ka ndonjë informacion për transmetimin e sëmundjes nga personi në person.

Ajo tha se punonjësit e shëndetësisë janë duke bërë përpjekje që të përcaktojnë se nëse rastet në fjalë kanë një emërues të përbashkët apo se bëhet fjalë për lloje të ndryshme të sëmundjeve.

Fëmijët ishin më pak se 10 vjeçarë, ndërsa sindromet e para që u paraqitën tek ata ishin ngritja e temperaturës trupore pasuar nga simptomat neurologjike dhe një varg problemesh respiratorike.

Numri më i madh i rasteve u paraqit në jug të Kamboxhias.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›