E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnisti fiskale kush perfiton dhe te perjashtuarit

Berisha fal borxhet e biznesit thirrje opozites per amnisti. Dy variante per amnistine Berisha Amnisti dhe falje

Qeveri ndermerr nismen e amnistise fiskale per biznesin nga e cila perjashtohen parate e droges dhe trafiqeve te ndryshme dhe ato te mbeshtetjes politike. Kryeministri Sali Berisha njoftoi dje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave lajmin e shumepritur per komunitetin e biznesit duke thene se qeveria do te beje amnisti fiskale per bizneset nje kerkese kjo e kahershme e ketij komuniteti. Ai kerkoi nga Ministria e Financave pergatitjen sa me te shpejt te projektligjit i cili duhet te perjashtoje bizneset me mbeshtetje politike dhe ato me para te nxjerra me origjine jobiznesi. Duke qene se amnistia kerkon 3/5 e votave ne Parlament Kryeministri Berisha kerkoi te pergatitet edhe nje variant i dyte per falje nese opozita nuk e voton variantin e pare. Eumlshte nje proces qe e kemi nisur disa muaj me pare dhe vende te medha si SHBA apo vende te tjera aplikojne amnistine fiskale. Kam shume kenaqesi qe ne te aplikojme amnistine fiskale per te gjitha bizneset me perjashtim te atyre te lidhura me pushtetare apo ish pushtetare. Keto biznese nuk do te perfshihen ne amnisti. Ministria e Financave do beje kujdes te madh qe ne projektligjin qe do ti dergoje sa me shpejt Parlamentit te parandalohet mundesia e amnistimit te trafiqeve te droges parave te cilat jane me origjine jobiznesi - deklaroi Berisha. Kryeministri ftoi opoziten te shqyrtoje projektin e qeverise dhe ta amendoje ate sipas mendimeve te tyre dhe te beje propozimet e saj. Amnistia kerkon 3/5 si kusht per tu votuar. Ne kete kontekst une ftoj opoziten te shqyrtoje projektin e qeverise te amendoje kete projekt mbi bazen e platformes qe ka dhe ta votoje. Duke ditur qellimet konstante obstruksioniste te mbajtura prej saj ne duhet te pergatitemi ne dy variante varianti i amnistise dhe i faljes. Falja do te jete per te gjitha detyrimet gjobat dhe detyrimet e prapambetura. Falja duhet te jete nje shans i ri per te gjitha bizneset dhe ne deklarimin e punetoreve qe kane ne menyre qe te krijohet nje mundesi e re per nje formalizim me te madh - tha Berisha. Duke e konsideruar nje projektligj te rendesishem qe hap mundesi te reja per biznesin Kryeministri Berisha ftoi opoziten te shqyrtoje dhe te votoje ne parlament projektligjin per amnistine fiskale i cili kerkon 3/5 e votave duke paraqitur mbi kete projekt edhe amendime qe opozita i gjykon te vlefshme ne perputhje me platformen e saj. Ne te kundert Kryeministri i kerkoi ministrit te Financave qe projektligji te paraqitet ne dy variante ne variantin e pare ne formen e amnistise fiskale dhe ne variantin e dyte ne formen e faljes qe ne baze te Kushtetutes miratohet me shumice te thjeshte. Falja - u shpreh Kryeministri - do te jete per te gjitha gjobat dhe detyrimet e prapambetura. Duhen aplikuar mire dy qendrimet ai i amnistise dhe ai i faljes pasi kjo e fundit do te jete per te gjitha detyrimet dhe gjobat. Ato duhet te jene nje shans i ri per te gjitha bizneset. Por si amnistia dhe falja duhet te jene me te plota per biznesin e vogel dhe kjo per faktin se 80 per qind e te punesuarve ne sektorin provat jane ne kuadrin e tij dhe se ai eshte gjenerator i fuqishem i ekonomise - u shpreh Berisha. Me tej ai perfundoi duke thene Do doja qe kjo te orientohej per biznesin e vogel. Nuk e bej kete per politike por 80 e te punesuarve ne kete vend jane ne kete biznes. Ky eshte edhe gjeneratori kryesor i punesimit. Ne menyre te vecante Kryeministri kerkoi qe amnistia por edhe ne rastin e faljes te jete me e plote e totale per biznesin e vogel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›