Grossruck-Berisha Rama do destabilizimin e zgjedhjeve

Skenari i 2007-s kur Rama arriti te shtynte zgjedhjet nuk perseritet me. Grossruck Dokumentet e identifikimit nga me te sigurtat ne Evrope
I angazhuar per te sjelle me shume vezhgues te OSBE-se ne zgjedhjet e 8 majit zv.presidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se dhe kryetari i Komitetit te Miqesise Austri - Shqiperi ne Parlamentin Austriak deputeti Wolfgang Grossruck shprehu dje keqardhjen qe perpjekjet destabilizuese te Rames ndikojne negativisht ne imazhin e vendi. Sipas tij skenare si i 2007-s ku kryesocialisti arriti te shtyje zgjedhjet nuk do te perseriten me. Kryeministri Sali Berisha priti dje zv.presidentin e Asamblese Parlamentare te OSBE-se dhe kryetarin e Komitetit te Miqesise Austri - Shqiperi ne Parlamentin Austriak deputetin Wolfgang Grossruck. Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Grossruck per ndihmen shume bujare qe Austria i ka dhene Shqiperise nder vite dhe ne menyre te vecante per ndihmen per situaten e krijuar gjate permbytjeve ne qytetin e Shkodres. Kryeministri gjithashtu e falenderoi ate edhe per asistencen e qeverise austriake per modernizimin e gjendjes civile ne kuader te projektit te OSBE-se nje projekt i cili i permbyllur me sukses ka garantuar jo vetem dokumentet me te sakte te identifikimit ne shkalle nderkombetare por gjithashtu ka bere te mundur transparence dhe saktesi maksimale te paprecedent ne hartimin e listave te zgjedhesve i cili ka qene nje problem kronik gjate qeverisjes socialiste. Ne kete kontekst Kryeministri Berisha e siguroi z. Grossruck se prioriteti i tij maksimal eshte organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve sipas standardeve me te larta nderkombetare. Ai theksoi se qeveria shqiptare eshte e gatshme te jape mbeshtetjen e plote financiare dhe logjistike per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve si organi me i larte i ngarkuar nga Kushtetuta per organizimin e zgjedhjeve si dhe angazhimin e plote te mazhorances per te kontribuar me vullnet te plote politik per nje fushate zgjedhore te bazuar teresisht tek nevojat dhe interesat e qytetareve dhe komunitetit. Gjithashtu Kryeministri Berisha siguroi se mazhoranca do te permbushe te gjithe detyrimet ligjore ne procesin e administrimit zgjedhor per mbarevajtjen e ketij procesi dhe uroi qe edhe opozita perfundimisht te heqe dore nga bllokimi i procesit zgjedhor dhe te marre persiper detyrimet e saja ligjore ne interes te garantimit te te drejtes se votes se qytetareve shqiptar. Kryeministri theksoi se qellimi i zotit Rama per te destabilizuar procesin zgjedhor nepermjet mos dergimi te komisionereve ne Komisionet Zgjedhore dhe regjistrimit te Partise Socialiste si subjekt garues ne afatin fundor deshtuan perballe zbatimit korrekt dhe konsekuent te ligjit te miratuar ne menyre konsensuale dhe mbi bazen e propozimeve te PS-se ne fundin e vitit 2008. Kryeministri Berisha u shpreh se tentativat e z. Rama per te perseritur skenarin e vitit 2007 per bllokimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve i mirenjohur si nga opinion publik vendas edhe nga ai nderkombetar do te deshtoje ne cdo rast. Z. Grossruck vleresoi arritjet e medhadhe te jashtezakonshme qe qeveria shqiptare nen drejtimin e Kryeministrit Berisha dhe Shqiperia kane shenuar gjate ketyre viteve te fundit ne te gjitha fushat duke e transformuar rrenjesisht Shqiperine dhe imazhin e saj ne bote. Ne kete kontekst z. Grossruck shprehu keqardhjen qe perpjekjet destabilizuese te zotit Rama ndikojne negativisht per imazhin e vendit dhe ecurine e Shqiperise perpara ne rrugetimin drejt Bashkimit Evropian. Z. Wolfgang Grossruck e informoi Berishen per angazhimin e tij dhe te miqve te tjere te Shqiperise per te derguar nje numer sa me te madh vezhguesish nderkombetar per zgjedhjet lokale te 8 majit. Ai vleresoi edhe nje here infrastrukturen e shkelqyer qe ekziston per sa i perket regjistrit elektronik te zgjedhesve dokumenteve te identifikimit nga me te sigurtat ne Evrope si dhe procedurave te tjera te cilat bene te mundur qe zgjedhjet e 28 qershorit te cilesohen nga raporti i OSBE-se si zgjedhjet e para ne Shqiperi qe plotesuan shumicen derrmuese te standardeve nderkombetare. Ne perfundim Kryeministri Berisha e falenderoi z. Grossruck per angazhimin e tij dhe te OSBE-se per arritjen e standardeve me te larta ne zgjedhjet e ardhshme vendore.