E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria e vertete e Rames PD Do ta hetoje Parlamenti

Rama fshehu pasurine se shpejti zbardhja nga nje komision i posacem parlamentar. Deputetet e PD-se gati per mbledhjen e firmave

Pasuria e kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama pritet te jete objekti i hetimit te nje komisioni te posacem parlamentar. Burime prane grupit parlamentar te Partise Demokratike bejne te ditur se disa deputete te kesaj force politike kane marre nismen per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar i cili do te kete si objekt te punes se tij pikerisht pasurine e vendosur nga kryebashkiaku Rama. Ky komisioni hetimor mesohet se do te hetoje te gjitha te ardhurat qe kryetari i bashkise se kryeqytetit ka vene gjate viteve qe ka drejtuar kete institucion. Burimet konfirmojne se deputetet demokrate do te perpilojne e me pas do te dorezojne prane Kryesise se Kuvendit kerkesen zyrtare per ngritjen e ketij komisioni hetimor. Ne deklarimin e fundit te pasurise se tij kryebashkiaku ka deklaruar se zoteronte vetem tri mije euro. Por dyshohet se pasuria e tij marramendese eshte ngritur mbi bazen e aferave korruptive sidomos me dhenin e lejeve te ndertimit menyre kjo e denoncuar nga mazhoranca. Pikerisht rruget e venies se kesaj pasurie do te jene pjese e nje hetimi parlamentar per te cilin mesohet se deputetet e PD-se po mbledhin firmat per konkretizimin e nismes kuvendore. Jo rralle kreu i qeverise Sali Berisha e ka denoncuar publikisht kryebashkiakun Edi Rama per perfitime ne kundershtim te plote me ligjin deri ne 100 milione euro te ekzekutuara me ose pa leter me dhenien e lejeve te ndertimit ne kryeqytet ndersa deputetja demokrate Albana Vokshi akuzoi ne menyre te drejtperdrejte Edi Ramen se ka fshehur pa deklaruar miliona euro pasuri duke shtuar se vetem bashkeshorti i saj i ka dhene kryebashkiakut 100 mije euro ryshfet. Znj. Vokshi paralajmeroi se me fillimin e sesionit parlamentar do te kerkonte nisjen e hetimit parlamentar per Edi Ramen lidhur me fshehjen e pasurise deklarimin e vetem 3000 eurove pasuri nderkohe qe ka betonizuar gjithe Tiranen dhe ka dhene lejet e ndertimit ne favor te vetem dy firmave te ndertimit konfliktin e interesit per dhenien e lejeve te ndertimit nga kryetari i Bashkise se Tiranes dhe njekohesisht kryetar i PS-se vartesve te tij politike qe sot jane deputete perdorimin e droges dhe pasojat qe ajo ka sjelle ne veprimtarine e tij dhe dhunen sistematike te ushtruar ndaj grave dhe marredheniet me te birin.

Akuzat per pasurine kater pyetjet e PD-se per Ramen

1. A jeni ju zoti Rama i gatshem qe te ngreme nje komision hetimor parlamentar per te hetuar pasurite e partnereve tuaj dhe deputeteve te majte e te djathte
2. Pergjate ketyre viteve ju keni pasur perreth shume partnere e deputete me pasuri marramendese te pajustifikuar per te cilet nuk keni guxuar te thoni nje fjale te vetme. Kur do tju shohim te flisni nje here objektivisht ne daljet tuaja pa kriter si Edvin i vertete per keto afera
3. Zoti Rama ju vete jeni tallur me shqiptaret kur deklaruat se keni vetem 3 mije dollare te kursyera dhe se jeni i pastrehe nderkohe qe keni 12 vite si kryetar bashkie. Pse ju keni kaq frike te deklaroni pasurine tuaj e cila thuhet se i kalon miliardat apo nuk mbani mend burimin
4. Zoti Edvin Rama cila eshte vlera e pasurise suaj qe ju e keni transferuar ne emer te partnereve tuaj sic edhe e verteton dokumenti qe paraqiti zonja Vokshi ku me nje urdherese tuajen perfitoheshin pa piken e mundit e te djerses dhe pa ligj jo pak por 100 milion euro. Sa te tilla keni ekzekutuar me dhe pa leter zoti kryetar i bashkise

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›