“Amnistia” e Alimanit, kandidate për “Grand Prix” në Danimarkë
28/04/2011 Është filmi i tij i parë i metrazhit të gjatë, por megjithatë duket se i ka sjellë suksesin. Pas vlerësimit në Festivalin e Filmit në Berlin, ku pati dhe premierën botërore, apo së fundi vetëm disa ditë më parë në Leçe të Italisë ku mori tre çmime të rëndësishme, filmi i regjisorit Bujar Alimani, “Amnistia”, do të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kopenhagën ku do të konkurrojë në seksionin “New Talent Grand Prix”, pjesë e të cilit janë 10 talente të reja të Evropës me filmat e tyre të parë të gjatë, të cilët konkurrojnë për çmimin “Grand Prix”.
“Amnistia” është ftuar të jetë pjesë e këtij festivali nga vetë drejtori i këtij aktiviteti. Regjisori Alimani niset sot për në Kopenhagën, ndërsa filmi i tij është programuar të shfaqet më 1 maj.
Për të, pjesëmarrja e “Amnistisë” në këtë festival është e rëndësishme pavarësisht vlerësimit, me apo pa çmim. E gëzon sikur edhe vetëm fakti i përzgjedhjes në festivale të këtij lloji ku aplikojnë me qindra filma.
Realiteti shqiptar është përdorur si sfond i “Amnesti”-së, dramës atipike të Bujar Alimanit, ndërsa në film flitet për dashurinë e Elsës dhe Shpëtimit, të cilët nisin mes tyre një lidhje jashtëmartesore, ndërkohë që bashkëshortët e tyre përkatës ndodhen në burg.
“Regjisori shqiptar Bujar Alimani lejon një pjesë të ngurtë të realitetit të hyjë në filmin e tij melankolik dhe sensual në mënyrë delikate, i cili zhvillohet në shtëpitë me lagështirë dhe të veshura nga poshtë, në rrugët me pluhur të vjeshtës, ku mund të nuhasësh aromën e gjetheve të kalbura në kanale”, thuhet ndër të tjera në prezantimin që i bëhet filmit të Alimanit në faqen zyrtare të festivalit.
“Për të lehtësuar hyrjen e Shqipërisë në BE, një ligj i ri lejon për të burgosurit e burgjeve të vendit të kryejnë marrëdhënie seksuale me bashkëshortët e tyre, duke i vizituar në një datë të caktuar. Pra, një herë në muaj, Elsa merr autobusin për në Tiranë, ku burri i saj qëndron i burgosur. Të njëjtën gjë bën edhe Shpëtimi, gruaja e të cilit është e burgosur gjithashtu. Por muajt janë të gjatë dhe jashtë mureve të burgut ndërmjet Elsës dhe Shpëtimit zhvillohet një romancë e qetë dhe e fshehtë, në kundërshtim me normat konservatore dhe patriarkale që qeverisin botën e jashtme. Kjo është më tepër një çështje në dorë të fatit e ndërtuar në kohë të huazuar, kohë që bëhet edhe më e shkurtër kur qeveria vendos për lirimin e disa prej të burgosurve…”.
“Alimani ka besim në audiencën e tij dhe lejon imazhet që të tregojnë vetë historinë e tyre të veçantë dhe piktoreske. Por në fund, janë aktorët që e bëjnë “Amnesti”, në një ngjarje të qëndrueshme”, vërehet më tutje.
Pas shfaqjes në Festivalin e Kopenhagenit filmi “Amnistia” do të shfaqet edhe në Finlandë, Suedi dhe Jerusalem. Ndërkohë që premiera e filmit në Tiranë do të jetë më 27 maj.