Amnistia e makinave pa doganë, kush përfiton
28/04/2011 Kriteret edhe për makinat me targa të huaja që presin në pikat e bllokimit
Kush nuk ka paguar doganën e makinës që ka importuar nga jashtë deri në fund të vitit 2010 mund të përfitojë duke paguar vetëm gjysmën e tarifës që do t’i caktojë administrata doganore. Bëhet fjalë për ligjin e amnistisë që Kuvendi miratoi pak ditë më parë dhe që pritet të marrë fuqi ligjore, pasi të publikohet në Fletoren Zyrtare. Amnistia nuk do të mjaftohet vetëm me faljen e gjobave për makinat. Pjesë e faljes do të jenë të gjitha taksat dhe detyrimet e tjera, apo edhe gjobat për shkaqe të tjera të papaguara.
Falja për makinat
Kjo nismë vjen pas përfshirjes në falje edhe të gjysmës së doganës dhe gjithë kamatëvonesat, nëse pronari paguan gjysmën e principalit të doganës. “Shtetasve, të cilët kanë futur në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë automjete dhe që nuk kanë paguar detyrimet ndaj Administratës Doganore, nëse paguajnë 50% të principalit të detyrimit ndaj kësaj administrate, u falen pjesa tjetër e principalit, së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat që do të paguanin”, - theksohet në ligjin për amnistinë. Pra, të gjithë personat që kanë një makinë me targa të huaja dhe ende nuk e kanë zhdoganuar, duke paguar taksat që llogariten në doganë do të mund ta kalojnë atë në pronësi duke paguar vetëm gjysmën e çmimit. Por kusht do të jetë gjithashtu edhe pagesa e taksës së qarkullimit dhe ajo e regjistrimit, të cilat paguhen një për llogari të pushtetit vendor dhe një për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. Ky ligj do të ketë si objekt edhe ato makina, të cilat kanë mbetur në pikat e bllokimit. Shtetasit të cilët për një arsye apo një tjetër nuk kanë mundur të paguajnë detyrimet më parë dhe nuk kanë shkuar për të tërhequr automjetin e tyre mund të përfitojnë tashmë nga ky ligj. Vetëm duke paguar një pjesë të detyrimit doganor dhe taksën e qarkullimit dhe atë të regjistrimit për vitin 2011.
Afatet e deklarimeve
Falja e taksave të prapambetura për 160 mijë makina pritet të hyjë në fuqi në dhjetëditëshin e fundit të muajit maj. Në këtë mënyrë, nga falja fiskale do të përfitojnë dhe 160 mijë pronarë automjetesh, të cilët ose nuk kanë paguar në kohë detyrimet që janë taksa e qarkullimit vjetor apo taksa e përvitshme e regjistrimit, ose ata që nuk kanë zhdoganuar ende mjetin e tyre. Nga amnistia fiskale do të përfitojnë dhe ata persona, të cilët me kohë kanë marrë gjoba për automjetet dhe nuk kanë paguar. Amnistia fiskale parashikon një afat deklarimi deri në fund të vitit 2011, por pas rregullimit dhe me aktet nënligjore mund të vendoset një tjetër afat për deklarimin e taksave të papaguara. Me këtë akt, qeveria fal rreth 20 milionë euro, detyrime të prapambetura nga qytetarët. Gjithsesi, ky është rasti i vetëm për të gjithë ata qytetarë, të cilët duan të legalizojnë pronat apo automjetet e tyre, pasi, siç e theksoi dhe dje ministri i Financave, kjo është hera e fundit që ndodh një amnisti fiskale e këtyre përmasave, si akt i fundit i ndarjes së Shqipërisë nga tranzicioni 20-vjeçar. Ligji në fjalë pritet të hyjë në fuqi pas datës 20 maj. Kjo sepse ligji parashikon hyrjen në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Më pas do të nxirren aktet nënligjore dhe afatet e deklarimit për të gjitha kategoritë që përfitojnë nga falja fiskale, qofshin këto biznese apo individë.