Markelian Gjon Kapidani: Dashuria për “jazzin e ndaluar”
28/04/2011 Blerina GOCE
Shumëkush e sheh figurën e tij të vendosur në skenën muzikore të viteve 90-të dhe muzikën e krijuar gjatë atyre viteve. Por jo të gjithë e dinë se emri i Markelian Kapidanit është i lidhur ngushtësisht me xhazin ballkanas e atë shqiptar. Pinjolli i një familjeje të njohur në veri të vendit që e lidh emrin e saj me Kanunin e Lekë Dukagjinit, Kapidani, i cili prej kohësh jeton e krijon në Itali, e ka shenjuar takimin me muzikën xhaz vite më parë. Atëherë ishte një adoleshent dhe zbuloi fshehurazi në partiturat e të atit ca pjesë muzikore prej të cilave u pasionua dhe “i përqafoi” pashmangshmërisht. Ky takim edhe sot i duket magjik, ndërsa kujton se si dëgjonte më pas në radiot e huaja muzikantë jazz si: Dizzy Gillespie apo Charlie Parker…
Tanimë ka krijuar edhe një trio jazzi, “Markelian Kapidani Balkan Jazz Trio” ku ekspozon muzikën e tij, ndërkohë që po punon edhe për një projekt tjetër të quajtur “Euphonia Ensemble”. “Euphonia… është një grup vokal prej gjashtë këngëtarësh. Unë shkruaj për ta dhe arranxhoj materialet muzikore”, shpjegon Kapidani, ndërsa shton se projekti që bazohet mbi një material muzikor të kënduar në gjuhë të ndryshme lindi nga dëshira për një botë pa barriera, ku njerëzit lëvizin lirisht dhe në mënyrë paqësore.
Emri juaj lidhet më së shumti me skenën muzikore të viteve 90-të, kur në Shqipëri filluan të eksperimentojnë grupet e para të muzikës rock. Çfarë kujtoni nga ajo periudhë dhe çfarë ka mbetur prej saj te Markeliani i sotëm?
Mbi të gjitha, kujtoj gjallërinë me të cilën shkëmbenim idetë. Gëzimi ndaj “lirisë” së fituar na jepte ngarkesën e duhur pozitive për të krijuar. Muret e censurës më në fund ranë dhe artistët këtë fakt e ndjenë menjëherë. Vitet 90-të kanë qenë si “një përrua” që rrjedh fuqishëm kur shkrin dëbora në Pranverë. Sot, nga gjithë ajo rrjedhë kanë ngelur në memorie vetëm “gjurmët” e atij momenti. Jeta shoqërore shqiptare tenton ti ngjasë sistemit perëndimor. Si rezultat edhe prodhimet artistike tentojnë ti përshtaten modeleve të konsumit. Aktualisht, në Tiranë ekzistojnë studio të ndryshme audio/video të pajisura me mjete elektronike moderne ku realizohen prodhime artistike për mediat e Shqipërisë. Jeta artistike vazhdon të përparojë, por ajo “magjia” e viteve 90-të natyrisht që nuk ekziston më.
Prej vitesh ju jetoni në Itali ku krijoni muzikë jazz, një lloj jazzi ku futni edhe Shqipërinë. Në çmënyrë ju “bëni bashkë” muzikën folkloristike shqiptare dhe atë ballkanase me jazzin?
Kjo pyetje është shumë interesante dhe meriton një kapitull të tërë (qesh). Do provoj të shpjegohem sa më mirë: Jazzi është muzika e intelektualëve të popullit të zi. Raca e të bardhëve ka muzikën klasike, ndërsa raca e zezë atë jazz. Më lejoni që kësaj pyetjeje ti bëj një parantezë. “Jazzi, si formë artistike lind nga mendimi etik dhe filozofik i Popullit të zi që jetonte në USA gjatë viteve 1700-1800 i skllavizuar nga raca e bardhë. Ai shpreh protestën dhe indinjimin e të zezëve ndaj padrejtësisë që ky popull ishte i detyruar të duronte. Mbas luftës për shkëputje ose (mbas luftës civile dhe krijimit të shtetit federal amerikan mbi Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – 1787), populli i zi fillon të ëndërrojë lirinë, të cilën e fiton vite më pas. Ky moment shënon edhe daljen e jazzit nga getoja. Nga ky moment jazzi përhapet në të gjitha shtresat e shoqërisë: ku i mirëpritur për vlerat artistike që përmban dhe ku i urryer nga klasa borgjeze amerikane. Pavarësisht nga etiketat e ndryshme që njerëzit mundohen ti vënë, ai shërben si formë artistike identifikuese e jetës popullore zezake.
Aktualisht, tek jazzi identifikohen persona që e duan lirinë më shumë se çdo gjë tjetër. Jazzi është mënyrë jetese dhe i përket atyre njerëzve që ndjehen “Apolide” – qytetarë të botës, (pa kufij e gardhe përçarëse apo izoluese).”
Për tu rikthyer tek pjesa e parë e pyetjes…- Prej vitesh ju … krijoni muzikë jazz : Gjatë viteve të diktaturës, censura e rreptë e PPSH-së ja merrte frymën artit dhe kulturës. Këtë peshë unë e ndieja gjatë bisedave me babanë tim apo mes shokëve të mi. Muzika ishte e kontrolluar dhe gjithçka ishte e programuar. Për dijeni të lexuesve, shpesh ndodhte që drejtoria e shkollës apo sekretari i partisë (që në të shumtën e rasteve ishte një copë mish me dy sy), të na ndëshkonte sepse i binim me instrumente ndonjë kënge apo pjese të huaj. Disa nga ne të cilët për kurajë ekzagjeronin, përfundonin edhe nëpër burgje… për një këngë më shumë… Me vendosjen e demokracisë, ndjeva të nevojshme të shprehesha muzikalisht pa frikë dhe në mënyrë intelektuale, ashtu siç më kishte mësuar im atë. Ky është edhe momenti magjik, i cili ka kushtëzuar jetën time artistike. Unë krijoj jazz për të vetmen arsye në të cilën jazzi merr kuptim: Liria e fituar dhe kurajoja për tu shprehur pa frikë. Gjatë historisë së tij, Jazzi ka shërbyer si formë komunikimi mes popujve me kultura të ndryshme. Jo më kot ai ka marrë emrin “Melting Pot” që në zhargon ka kuptimin e përzierjes (amalgamës) brenda një shoqërie, ku elementet e saj i përkasin etnive dhe feve të ndryshme. Pikërisht ky fakt shoqëror/kulturor i jazzit më mundëson që të bashkoj teknikën improvizative të stilit bebop apo latin me ritmet dhe modalitetin e muzikës folklorike të Ballkanit dhe në veçanti të Shqipërisë.
Nëse hidhemi pas në vite mund të kujtoni njohjen tuaj të parë me muzikën jazz? Në ato vite duhet të ketë pasur vështirësi të ballafaqoheshit me këtë lloj muzike, pasi Shqipëria ishte një vend i izoluar…
Kontaktin e parë me jazzin e kam marrë nga im atë. Babai ruante të fshehura në dollap ca partitura dhe dorëshkrime të disa pjesëve jazz të transkriptuara për zë dhe pianoforte. Në atë kohë unë isha 14 vjeç dhe studioja piano pranë Liceut Artistik “Prenkë Jakova” në Shkodër. Një ditë prej ditësh, duke gërmuar mbi partiturat e babait syri më kap një grup fletësh mbi të cilat kishte të shkruar muzikë, një muzikë që për mua ishte ndryshe nga çisha mësuar me partet e shkollës. Çuditërisht, partiturat ishin të shkruara në një mënyrë jo të zakonshme. Siglat e akordeve nuk ishin ato që unë mësoja në shkollë! Indikimet shprehëse të metronomit nuk kishin të bënin me ato të zakonshmet: Allegro, Maestoso apo Andante etj., por kishin ca emra të tjerë: Med-Swing, Jazz/Funk, Cha-cha-chà etj. Me partiturat në dorë, ulem në piano për të provuar tingëllimin e këtyre pjesëve. Në fillim nuk kuptoja mirë, por pas pak gjithçka filloi të qartësohej. Muzika ishte e mrekullueshme. Ishte Jazz … I gëzuar për zbulimin, vrapoj te im atë dhe i them në shkodrançe: Pahh, babë, çmuzikë fantastike! Po ça asht kjà, ku e ke marrë? I frikësuar nga entuziazmi im i tepruar, por edhe me një farë gëzimi brenda, im atë më thotë: Ato partitura që ke në dorë janë ajo pjesë e jetës sime që do kisha dashur të realizoj. Kjo muzikë është fryt i historisë moderne. Fatkeqësisht ne shqiptarët jemi jashtë, por do të vijë dita dhe gjërat do të ndryshojnë. Pas këtij momenti, mendimi im mbi muzikën pësoj një transformim rrënjësor. Pavarësisht se vazhdoja të studioja muzikën klasike, thellë në shpirtin tim kultivoja dashurinë për jazzin e ndaluar nga censura. Kjo gjë më bënte të ndihesha ndryshe nga të tjerët. Në radiot e huaja dëgjoja fshehtazi muzikantë jazz si Dizzy Gillespie apo Charlie Parker, të cilët improvizonin mbi melodi të thjeshta, por me një të tillë bravurë që të bënte ta lije muzikën dhe të mos luaje më nga turpi as edhe një notë. Pak nga pak, në mënyrë autodidakte fillova të studioj mënyrën e frazës muzikore të jazzit, akordet e komplikuara fillova ti kuptoja dhe uau… jazzi ishte brenda meje!
Një rol të rëndësishëm në formimin tuaj artistik duhet të ketë luajtur edhe babai, gjithashtu një artist i njohur. Çmund të thoni për këtë?
Babai im Gjon Mark Kapidani – Kompozitor (1933-2009) ka qenë jo vetëm mësuesi im, por mësuesi i sa e sa studentëve që sot punojnë dhe krijojnë duke lëvruar në zhanre të ndryshme muzikore. Im atë është një ndër mësuesit e parë të shkollës së muzikës që mban emrin e mikut dhe kolegut të tij, kompozitorit Prenkë Jakova. Nxënës të tim eti kanë qenë emra si: Aleksandër Gashi, Gjon Shllaku, Shpëtim Saraçi, i nënshkruari dhe të tjerë… Por sekretin e tij, “muzikën jazz” ai nuk pati mundësi ta shpaloste me nxënësit gjatë kohës së tij nën diktatin e PPSH-së. Isha unë “i vetmi nxënës” me të cilin ai fliste pa frikë se mos ndokush po e spiunonte. Më jepte drejtimet e duhura mbi kompozicionin dhe njëkohësisht konfrontohej me eksperiencën time të re muzikore. Nga ana ime, unë shkëmbeja këto marifete “jazzistike” me shokun tim të klasës Shpëtimin me të cilin më lidh një fill i paukshëm intelektual muzikor. Bashkë luanim shpesh në piano me katër duar.
Ndërkohë shumë interesante është edhe origjina juaj e lidhur me familjen e Markagjonajve, pra me Lekë Dukagjinin…
Familja e Gjomarkajve është një ndër dyert fisnike të shoqërisë shqiptare. Kontributi i saj, (në përpilimin dhe ushtrimin e ligjeve të përmbledhura në librin e kodeve të Malësisë apo “Kanuni i Lekë Dukagjinit”), është shprehje madhështie e kësaj familjeje si mbrojtëse e traditave shqiptare dhe zbatuese e ligjeve ndaj popullit tonë. Tek Kanuni i Lekë Dukagjinit, Artikulli 150 thuhet: “Baza e Kanunit është Dera e Gjomarkajve”.
Kjo frazë për mua vlen njësoj si krenaria e të qenit shqiptar.
Ose: Tek muri e hyrjes së Kostantinopolit (Stamboll) është shkruar në tabelë urdhri i Sulltanit: Të gjithë meshkujt e Gjomarkajve, gjeneratë pas gjenerate, nga djep në varr, do të mbajnë titullin Kapidan. Unë nuk mendoj që sot, në botën moderne të ketë histori të tilla. Këto fjalë më mbushin me krenari për historinë e familjes time.
Kjo gjë i përket së kaluarës. Me vendosjen në Shqipëri të Diktaturës së Proletariatit, familja e madhe e Gjomarkajve u përça për dëshirë të PPSH-së, e cila e shkatërroi një herë e përgjithmonë simbolin e kodeve të Malcisë duke e detyruar popullin tonë (i cili nuk kishte as edhe një lidhje me mentalitetin sllav bolshevik) të skllavizohej për rreth një gjysmë shekulli. Ikën ato kohëra kur vraponim nëpër rrugë me identitetin e shkelur nga diktatori. Sot Shqipëria ëndërron të jetojë me hapin modern të Evropës, por për të realizuar këtë ëndërr, shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen që nuk ka më Kanun sepse nuk ka më Gjomarkaj që të vënë në vend fjalën e kanunit. Sot Kapidanat e Mirditës janë mjekë, muzikantë, të impenjuar në shtresa të ndryshme të shoqërisë. Edhe pse aktualisht, falangjet e kësaj familje ekzistojnë akoma, Kanuni i Malcisë nuk rikthehet më. Ai i përket historisë së shkuar dhe nuk mund të përfaqësojë shoqërinë shqiptare në kohën moderne që jetojmë. Shqipëria duhet të eci drejt orientimit demokratik i bazuar mbi votën e lirë ku Populli është Sovran ose Kapidan.
Si e shihni skenën e sotme muzikore në Shqipëri? Çmund të thoni në veçanti për muzikën rock dhe atë jazz?
Tentativat për të pasur një rock shqiptar sot ekzistojnë, por në gjendje të turbullt, pasi një dorë e mirë e atyre muzikantëve që ndiqnin këtë fill janë larguar nga Shqipëria ose kanë bërë kompromis me marketingun real të muzikës në Shqipëri. Këtu mund të përmend Elton Dedën apo Alban Emirin, Orges Toçen, Sandër Gjokën, Redonin (Redon Makashi), “Qepën” (Bledar Sejko) e të tjerë që sipas mendimit tim, përveç talentit muzikor kanë edhe idetë e duhura për të realizuar një Rock me përmbajtje të thellë shqiptare. Aktualisht, në skenat e Shqipërisë debutojnë artistë të rinj, të cilët kanë akoma rrugë për të përshkuar. Shprehem kështu sepse nga bisedat që bëj me shoqërinë time muzikore, ndjehet një si tip shkëputjeje nga “bumi” i madh i viteve 90-të me situatën muzikore aktuale. Për sa i përket jazzit në Shqipëri, nuk kam lajme të freskëta prandaj edhe nuk mund të shprehem.
Po për Festivalin e Dhjetorit, duke qenë një prej emrave që dikur ishte i lidhur ngushtë me të?
Festivali ngelet Festivali, as i mirë dhe as i keq. Është një garë si të gjitha garat e tjera ku shpesh herë nuk fiton më i miri, por më i pëlqyeshmi për momentin. Festivalet në përgjithësi ndjekin humorin dhe gjendjen intelektuale të shoqërisë. Për mua Festivali ka qenë një shkollë e madhe e zanatit dhe e jetës. Jeta ime dhe e shumë muzikantëve të tjerë të asaj periudhe matej me hapësirën e kohës nga njëri festival tek tjetri, (Festivali i dhjetorit dhe ai i pranverës). Sot kohët kanë ndryshuar. Unë i jam rikthyer kalendave Juliane dhe nuk kam më as edhe një lidhje me festivalin. Sidoqoftë, ato kohëra i kujtoj me nostalgji.
Sa i mbani lidhjet me artistët shqiptarë me të cilët dikur keni ndarë të njëjtën hapësirë muzikore dhe të njëjtat ëndrra artistike?
Të them të drejtën pak, shumë pak. Kjo, për arsye të shkëputjes totale nga realiteti shqiptar. Ndodh shpesh në jetë, kur jemi të detyruar të ndërrojmë “ritëm”, pak a shumë ashtu si mund të shkëmbejmë arranxhimin e të njëjtës këngë mes stilesh të ndryshme. Nuk dua të them se kam bërë mirë apo keq. Aktualisht jam duke rimarrë gradualisht kontaktet me shoqërinë “e vjetër” artistike, e cila është gjigande.
Çmund të thoni për krijimtarinë tuaj (duke përmendur realizime konkrete) përgjatë këtyre viteve larg Shqipërisë. Mund të përmendni ndonjë projekt të afërt për të cilin po punoni?
Gjatë periudhës sime në Itali, më është dashur tia rifilloj nga e para. Askush nuk më njihte, asnjeri nuk mendonte se ekzistojnë artistë edhe në Shqipëri. Shumica e italianëve nuk dinin as se ku binte Shqipëria në hartën e globit! E tmerrshme! Sot gjërat fatmirësisht kanë ndryshuar. Kam realizuar dy cd personale: “Balkan Piano” dhe “Balkan Bop” dhe dy cd në bashkëpunim si arranxhues dhe krijues: “No Budget – World Music”, “Profumo & Kerosene – Fausto Leali”. Aktualisht luaj me një trio jazz me emrin “Markelian Kapidani Balkan Jazz Trio” ku ekspozoj muzikën time Balkan Jazz. Në mënyrë paralele po punoj edhe për një projekt tjetër, i cili quhet “Euphonia Ensemble”. “Euphonia…” është një grup vokal prej gjashtë këngëtarësh. Unë shkruaj për to dhe arranxhoj materialet muzikore. Ky projekt bazohet mbi një material muzikor të kënduar në gjuhë të ndryshme. Për këtë arsye repertori i grupit vokal përmban këngë në shqip, greqisht, italisht, anglisht, rusisht, spanjisht etj. Ideja për të krijuar një grup të tillë lind nga dëshira për një botë pa barriera, ku njerëzit lëvizin lirisht, në mënyrë paqësore. Për të realizuar një projekt të tillë muzikor nuk ka më mirë se sa jazzi.
Njerëzit janë nostalgjikë dhe tepër kuriozë të dinë për jetën private dhe familjare të artistëve që kanë për zemër për më tepër kur nuk i kanë pasur afër prej kohësh. Çmund të rrëfeni në këtë drejtim për publikun shqiptar?
Jeta private e artistëve, përgjithësisht ngjan me një kazan me ujë të valuar ku rreth e përqark ka borë dhe akull! Artistët janë të rrëmbyeshëm, bizarë, joshës dhe shpesh herë e zeza e vetes.
Kjo mënyrë sjelljeje (antikonformiste), shpesh herë e konsumon artistin në mënyrë të shpejtë duke e shkatërruar fizikisht. Them kështu sepse në faza të ndryshme të jetës sime jam përpjekur me të tilla dinamika. Ky është edhe risku i këtij profesioni. Fatmirësisht ia kam dalë mbanë. Sot jetoj në mënyrë “bukolike”, mjaft qetë, jam i martuar, pa kalamaj. Muzika më ha kohën më të madhe të ditës dhe po pate kalamaj i thua muzikës mirupafshim. Ditët i kaloj duke shkruar muzikë, duke provuar dhe duke regjistruar në studio ose tek ndonjë nga miqtë e mi duke biseduar mbi tema të ndryshme para një gote me verë të kuqe. Jam profesionist i lirë dhe nuk vrapoj si i marrë mbas lekut. Periudhën e verës e kam të ngarkuar me koncerte kurse dimrit punoj arranxhime në shtëpi. Studioj përditë të paktën dy orë mbi pianofortë. Ushtrimi mbi instrument më vlen për të përballuar repertorin tim, i cili është mjaft i ngarkuar nga ana teknike instrumentale. Fatmirësisht gruaja ime i kupton nevojat e mia të lidhura me profesionin që ushtroj dhe nuk bëhet pengesë, përkundrazi, ajo merret me organizimin e koncerteve të mia. Kjo gjë më jep stabilitetin që më nevojitet. E ardhmja ngelet akoma për tu shkruar.