E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia e Alimanit zyrtarisht ne Berlinale

/ /

Dje ne nje konference per shtyp ne ambientet e Qendres Kombetare te Kinematografise u njoftua zyrtarisht se filmi shqiptar Amnistia e regjisorit Bujar Alimani eshte perzgjedhur si pjesemarres ne seksionin International Forum te Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Berlin qe zhvillohet ne datat 10-20 shkurt. Duke u bere keshtu edhe filmi i pare shqiptar qe merr pjese ne kete festival ndonese ne nje kategori e cila i rezervohet me shume krijuesve te rinj dhe trendeve te reja ne kinematografi. shte pikerisht aty ku Amnistia do te kete edhe premieren. Regjisori Bujar Alimani ka punuar fort qe ky film te realizohej brenda nje periudhe te shkurter. Tashme ka ne duar te tjera projekte dhe cka pret nga Berlinalja eshte pikerisht ofrimi i producenteve dhe mundesia per te realizuar te tjere filma. Amnistia tashme eshte nje proces i mbyllur per te. Ai do te beje rrugetimin e vet nderkohe qe koha asnjehere nuk mjafton per ti thene te gjitha.
Historia qe Bujar Alimani trajton ne filmin e tij eshte jo pak intrigues pse jo edhe provokues. Kufiri mes te lejueshmes dhe te palejueshmes mes morales dhe imorales... rreziku per te dashuruar duke vene ne loje edhe jeten. Ata jane dy te martuar te cilet fati i bashkon ne nje vend jo shume te zakonte ne burg. Teksa shkojne te takojne bashkeshortet qe vuajne denimin dhe presin te perfitojne nga amnistia ata njihen dhe lind edhe nje histori dashurie. Ai eshte nga Tirana ajo nga Pogradeci. Ai i ka kaluar te 50-at ajo te 30-tat. Regjisori thote se jo pa qellim ka vendosur kete diference moshe ne mes. Ata i kane te gjitha arsyet per te qene bashke por ne te njejten kohe nuk kane asnje. Nje lidhje e lindur ne nje vend te pazakonte e destinuar larg fundeve te lumtura. Nuk eshte thjesht nje histori dashurie por nje panorame e situates socialo-politike ne Shqiperi. shte nje nderthurje problematikash qe i bartin me vete personazhet.
Filmi i financuar me nje fond prej 120 mije eurosh nga Eurimages dhe Qendra Kombetare Kinematografike eshte xhiruar mes Tiranes dhe Pogradecit. Ne rolet kryesore interpretojne aktoret Luli Bitri Karafil Shena Todi Llupi Mirela Naska Omer Hamitaj Orest Arapaj etj. Neritan Zinxhiria dhe Elena Dhimitrakopoulou jane as/regjisore te filmit skenograf eshte Shpetim Baca ndersa kostumografe Ermira Turkeshi. Aministia eshte filmi i pare me metrazh te gjate i regjisorit Alimani. Firmen e tij mbajne filmat me metrazh te shkurter Katoi Gaz Busulla etj.

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›