Jutta Benzenberg Shqiptaret sduhet ta harrojne te shkuaren
Gjate 20 viteve te fundit shqiptaret nuk kane bere gje tjeter vecse arratisen nga e shkuara qe ne te vertete u ka lene nje vule te thelle. Thone se fatkeqesia e madhe e shqiptareve eshte harresa. Harrojme shpejt. Kete e thote edhe fotografja gjermane Jutta Benzenberg e cila do te na shkunde pak memorien permes ekspozites Me te shkuaren perpara hapur mbreme ne galerine Zeta. Aty ka ekspozuar vetem nje pjese te fotografive te
realizuara ne 20 vite te perzgjedhura mes 100 syresh qe ka botuar ne albumin me te njejtin emer. Shumica shkaktojne efekte shume te forta. Varferi e skajshme mjerim qe nuk ka asgje ta mbuloje as kostumi i vetem i vocerrakut qe ka veshur rrobat me te mira per te pozuar per Jutten. Kur e pyet pse nuk fotografon Shqiperine e bukur ajo thote se e di qe Shqiperia eshte nje vend shume i bukur por ja qe ka edhe anen tjeter. Shqiptaret nuk duhet te harrojne qe ajo ekziston se jo te gjithe mund te vrapojne shpejt. Ne kete kontekst eshte vendosur edhe nje portret i gruas se ish-diktatorit Enver Hoxha ku paraqitet me nje pamje gati te frikshme dhe pa me te voglen medyshje e lidh gjithe qenien e saj me varferine qe rrethon. Qellimi i fotografes ishte pikerisht ky.
Le ta nisim nga titulli perse e keni quajtur ekspoziten Me te shkuaren perpara
Ky eshte nje titull qe Adriani e gjeti per librin tim. Pasi pa te gjitha fotografite ai mendoi se ato lidheshin me te shkuaren. Por ndoshta me kete kam dashur te them qe shqiptaret nuk jetojne shume me te shkuaren. Ata vetem shohin drejt te ardhmes por une mendoj qe per te pasur nje te ardhme te shendetshme duhet te kujtojme te shkuaren qe te mos bejme te njejtat gabime si me pare. Sigurisht une kete e kam mesuar ne Gjermani ne sistemin gjerman. Pra me pelqeu titulli qe ai gjeti per kete album dhe ekspoziten. Por ka edhe dicka personale ne kete titull. Ndodhi qe shtepia ime te digjej ne vitin 2010 bashke me te gjithe negativet. Ne ate moment nuk dija cte beja por me duhet te vazhdoja perpara.
Duhet te kete qene nje moment vertete shume i veshtire djegia e fotove...
Ka qene vertete momenti me i keq ne jeten time. Ishte si te vdisje. Me kujtohet kur u zgjova te nesermen dhe nuk dija se nga tia nisja por duhet te behesha e forte per familjen time per femijet e mi. Duhet te vazhdoja dhe keshtu bera kete liber per botimin e te cilit me ka ndihmuar shume drejtuesi i Zyres Zvicerane per Kooperim me Shqiperine Daniel Zust.
Si jane realizuar keto fotografi ku
Nese do tju thosha se si jane realizuar atehere do te na duheshin ore te tera pasi cdonjera prej tyre ka nga pas nje histori. Une gjithnje kam bere fotoreporteren jo artisten. Kam shkuar ngado ne Shqiperi per te bere fotografi qe te mund te tregonin nje histori dhe interesantja eshte se kur une le shtepine per te fotografuar nuk e di se cfare do te ndodhe. Mund te planifikoj te shkoj ne Dukagjin por asnjehere nuk e di se cfare do te sjell ne shtepi. Nuk jam nje artiste konceptuale qe te bej nje art konceptual. Une shkoj atje dhe bej fotografi.
Dukshem bie ne sy varferia mjerimi perse keni fotografuar ne keto vende dhe jo ne te tjera me te bukura
E di qe Shqiperia eshte nje vend shume i bukur. Ka shume njerez qe me thone pikerisht kete gje. shte e vertete ndaj edhe une kam shkuar pikerisht ne te tjera vende gati te harruara. Ne kete vrap te shpejte qe Shqiperia ka marre pas hapjes prej izolimit ka edhe njerez qe nuk munden te vrapojne po kaq shpejt. Ndaj dhe i kam bere ato fotografi per te kujtuar kete gje. Jam perpjekur te bej gjera te tjera fotografi nga vende te qeta pastaj shkova ne Opera per te bere ca fotografi te bukura estetike. Por pas pak u ndala dhe thashe Ok keto jane te bukura por kjo nuk eshte Jutta nuk jam une.
Por edhe tek fotot e Enades sfondi nuk eshte edhe aq luksoz...
Po sigurisht ka mbetur dicka nga une. Por pas kesaj mu desh te udhetoja serish neper Shqiperi te udhetoja beja te tjera fotografi per librin. Keshtu qe shkova serish ne te njejtat vende ku kam qene ne 1991 per te pare se cfare kishte ndodhur cfare kishte ndryshuar. U ktheva serish tek vetja. Por ajo qe une dua te tregoj permes ketyre fotografive nuk eshte thjesht varferia. Per shembull permes portreteve dua te them qe keta njerez edhe ne kete kontekst mes kesaj varferie kane personalitet jane te forte.. kane shprese ndoshta.
Nje kapitull me vete jane edhe ata Te ndryshmit...
Keta jane tranvestite. shte nje situate e tmerrshme. Keto jane gra te lindura ne trupa burrash. Duken si burra por nuk jane dhe per mua kjo eshte nje situate me te vertete e tmerrshme. Ndersa tjetra eshte nje grua nje virgjereshe qe jeton ne Kruje qe ka vendosur te behet burre kur ka qene 10 vjec. Ishte e detyruar te behej ashtu per shkak se nuk kishte burra ne familje. Nje histori qe ndoshta ju mund ta dini me mire.
Mes fotosh te tjera keni edhe nje te gruas se ish-diktatorit Nexhmije Hoxha e keni takuar Si eshte realizuar fotoja
E kam takuar ate dy vjet me pare. Ishte gazetari Ben Andoni qe organizoi gjithcka. Na priti shume mire u tregua shume e kendshme fliste frengjisht beme fotografi shume te bukura por kur i pashe me vone thashe Jo une nuk mund te prezantoj keto fotografi pa marre parasysh se cfare ka thene cfare ka bere gjithe kompleksitetin e saj. Zgjodha kete fotografi e cila eshte publikuar nje here dhe ajo ka qene teresisht e pakenaqur.
Nuk e pelqeu..
shte nje foto qe flet vete. Aty ajo duket vertete nje diktatore. Ne te vertete ajo ishte nje grua e pashme dhe e mbajtur per moshen qe kishte e sjellshme e edukuar por nuk mund te tregoja kete.
Kjo eshte edhe arsyeja pse e keni vendosur ne ate pozicion.. Ju e quani ate ne nje fare menyre shkaktare te gjithe kesaj varferie qe rrethon
E keni lexuar drejt. shte pikerisht kjo. E kam vendosur mes dy fotografive te realizuara ne te shkuaren pasi ajo jetoi ne te shkuaren. Kjo fotografi eshte bere ne vitin 2008 ndersa dy fotografite e tjera ne vitin 1991-1992 dhe ajo eshte pergjegjese per kete. Pak me tutje eshte Liri Lubonja e ema e Fatos Lubonjes e cila ka jetuar ne kampe internimi ndersa i biri eshte denuar me burg.
Nderkohe po punoni per ndonje projekt tjeter ndoshta me veshtrim nga e ardhmja
Kam nje projekt teresisht te ndryshem serish ne bashkepunim me gazetarin Ben Andoni. shte mbi veteranet e luftes. Kam shkuar ne Kosove kam bere fotografi te ish-luftetareve te UK-se ne Serbi e serish ne Kosove. Qellimi eshte te bejme fotografi te veteraneve qe jetojne ne kushte shume te veshtira por edhe te atyre qe kane perfituar prej luftes.
ALMA MILE