E Diel, 1 Nëntor 2026

Anagnosti Sbeje filma nese nuk beje ujdi me shtetin

/ / / / Para 1 of 2 Tjetri var JAThumbnail = new Class initialize functionwrapper this.next = wrapper.getElements.next this.prev = wrapper.getElements.prev this.counter = wrapper.getElement .counter .item this.items = wrapper.getElements.thumbnail this.thumbbox = wrapper.getElement.ja-thumbnail this.curr = 0 if this.items this.items.length 0this.curr-1this.items.length-1 if this.fx this.fx.stop this.fx = new Fx.Elementsthis.itemsthis.currthis.itemsnext this.thumbbox var h1 = this.thumbbox.getCoordinates.height var h2 = this.itemsnext.getCoordinates.height this.fx.start 0opacity01opacity12heighth2 this.curr = next this.counter.innerHTML = this.curr - 1 .bindthis firstrun function if this.firstrun var coor = this.itemsthis.curr.getCoordinates this.thumbbox.setStyles widthcoor.width height coor.height this.items.setStyle position absolute this.firstrun = false .ja-thumbnailwrap.eachfunctionwrapper new JAThumbnail wrapper

Le pastaj gjithe ajo propagande per te shkuar per te punuar atje ku kerkon atdheu duke lene shtepine dhe nje karriere ne kryeqytet. Por flasim per dy kohe te ndryshme. Duke qene se janari eshte quajtur Muaji i Anagnostit pasi perkon me 75-vjetorin e lindjes se tij ne kinemane e Arkivit Qendror Shteteror te Filmit u shfaqen dy krijime te regjisorit Dhimiter Anagnosti. I pari nje dokumentar 20 minutesh titulluar Motive nga dita e diel prodhim i vitit 1973 i cili fatkeqesisht nuk u shfaq asnjehere dhe filmi Plage te vjetra i vitit 1969. Vec regjisorit te shoqeruar nga bashkeshortja Roza Anagnosti protagoniste ne filmin Plage te vjetra bashkepunetoreve e kolegeve filmat u ndoqen edhe nga shume studente te cilet nuk e mbanin dot gazin ne pjeset e politizuara te filmit por edhe ne batutat qe krijimeve te Anagnostit nuk u mungojne asnjehere. Ishin pikerisht keta te fundit qe regjisori deshironte te degjonte. mendonin ata per kete krijimtari te gjysme shekulli me pare Per njerin nga te rinjte ishte teresisht e paimagjinueshme se si mund te lije kryeqytetin per te ndjekur bashkeshortin ne nje fshat te humbur te veriut. Kjo do te thote se une kisha te drejte se isha nje personazh i besueshem thote Roza Anagnosti e cila interpretonte rolin e Veres. Duke sjelle edhe eksperiencen e saj aktorja u shpreh se pavaresisht kohes ngjyrimeve politike ai eshte nje film i ndertuar me shume profesionalizem duke numeruar cdo element qe nga skenografia e cila sillte gjendjen e spitaleve ne Shqiperi tek grimi apo krehja e cila i pershtatej gjendjes se personazhit. Duke i qendruar ketij mendimi per nga paraqitja nje prej te rinjve do ta krahasonte aktoren shqiptare me Klaudia Kardinalen. Per dike tjeter filmi rri mire edhe sot pavaresisht politizimit. Me interesojne me se shumti marredheniet njerezore qe shfaqen ne kete film. Dhe perkunder menyres se si ato jane ndertuar politizimi nuk ngre shume peshe. Kjo do te thote se filmi do te vazhdoje te shfaqet edhe per shume kohe. Me gjithe rezervat qe edhe ai vete ka per filmin per gjithe gjerat qe duheshin bere me mire per ideologjizimin e pashmangshem dhe psete e te rinjve Dhimiter Anagnosti ndihet mire. Ai perpiqet te shpjegoje se ai dhe koleget e tij bene sa munden brenda nje konteksti te dhene ku producenti ishte shteti dhe ishte ai qe vendoste se si do te ishte filmi. Ai shuan edhe shume kuriozitet mbi menyren se si jane ndertuar keto filma dhe arsyet perse dy prej dokumentareve te tij jane ndaluar megjithe qe nuk shkelnin ndonje vije ideologjike. Te tjere filma do te shfaqen ne dy te merkurat e radhes ne Kinemane e AQSHF-se. Do te shfaqet Perjetesi dokumentari poetik per deshmoret e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare. Ne sfond filmi shoqerohet me te rrahura zemre dhe muzike. U quajt modernist per kohen dhe u ndalua. Filmi nuk u shfaq kurre dhe vjen per here te pare per publikun. Do te shfaqet filmi Lulekuqet mbi mure 1976 qe mbahet si emblema e krijimtarise se Anagnostit nderuar me disa cmime kinematografike kombetare dhe nderkombetare. Te merkuren e fundit te muajit do te shfaqet filmi Duel i heshtur 1967 xhirime arkivale nga momentet e punes se regjisorit Anagnosti ne sheshet e xhirimeve dhe Perralle nga e kaluara 1987 nje nga filmat me te dashur per publikun shqiptar nderuar gjithashtu me disa cmime kombetare dhe nderkombetare. Ne formen e nje interviste po ofrojme bashkebisedimin qe regjisori Anagnosti zhvilloi dje pas shfaqjes se filmave te tij me studente e te tjere te pranishem.
Kane kaluar shume vite qe nga realizimi i ketij filmi si ndiheni kur e shihni sot
Ne ate kohe kishte ca rregulla te caktuara. Kishte nje producent dhe ky ishte shteti i cili thoshte se ne artin nuk e kemi mall nuk e kemi biznes e kemi regjim dhe per kete pune kishte nje sistem te tere te kontrollit te skenarit materialit te filmit montimit te pare etj. etj. Sigurisht tanime ne distance kohe kam edhe une verejtjet e mia ne lidhje me elemente te ndryshem por ne fund te fundit ka atmosferen nivelin dhe mendimin e asaj kohe profesionalizmin e kohes. Megjithate une e ndiej veten mire pavaresisht nga ndonje naivitet qe ka apo politizimi... shte nje emocion i vecante te shohesh aktoret qe sot nuk jetojne me si Sandrin Naimin Ndreken. Keshtu qe eshte edhe nje kujtese ndaj njerezve shume te talentuar te devotshem. Sepse duhet thene qe filmi eshte nje pune kolektive dhe eshte histori e raporteve tona me aktoret bashkepunetoret grupin e xhirimit. Por shoh edhe defektet teknike qe ka pasur gjithe sistemi yne per shembull dritarja e fundit eshte shume e ndricuar. Une ndihem mire aty ku filmi eshte mire dhe ndihem keq aty ku ai eshte keq. Spektatori i sotem nuk e di pse eshte bere kjo apo ajo gje ne film. Ai e sheh filmin ashtu si ai shfaqet. Por tjeter kohe ka qene atehere dhe te tjera kerkesa ka pasur. Filmi ishte propagande. Brenda kesaj ne beme si mundem. Emocionalisht une ndihem mire por nuk e di brezi i sotshem te rinjte qe nuk e kane jetuar ate kohe se cfare ndiejne si e konceptojne cfare kontakti kane me kete krijimtari te gjysme shekulli me pare. Aso kohe vepra ka pasur shume publicitet dhe eshte pritur jashtezakonisht mire eshte shfaqur shume here ne televizor.
Per here te pare u shfaq dokumentari E diel ne Tirane na tregoni dicka mbi te perse u ndalua
Une e kisha harruar ate dokumentar. E mendoja me te shkurter dhe pa tekst po ja qe qenka me i gjate dhe me tekst. Nuk e kisha parasysh se si vidhej realiteti i qytetit. Nuk eshte shfaqur kurre qe kur eshte realizuar sikunder edhe nje tjeter qe do te shfaqet Perjetesia. Kemi xhiruar shume me kamera te fshehta. Jane xhirime ne befasi pastaj eshte ndertuar ne tavolinen e montazhit. U pa nuk e di perse nuk u shfaq. Ndoshta sepse behej fjale per nje kamera te fshehte. U tha pse duhej ajo cfare do te fshehim... Realiteti ishte i dukshem pse duhej te vidhej... Por perdorimi i asaj kamere kishte te bente me spontanitetin me menyren e rrokjes se realitetit. Dhe u ndalua. Po kishte edhe nje gje qe kur te ndalohej filmi mund te pasonte edhe persekutimi te conin per riedukim por kjo nuk ndodhi me mua pati nje lloj dashamiresie. U kritikova por nuk u penalizova.
Edhe dokumentari Perjetesi pati te njejtin fat pse
Nuk e di. Ai eshte nje dokumentar 7 minutesh i konceptuar pa tekst. Me Perjetesine ka qene e cuditshme sepse u pelqye shume dhe me entuziazem u mendua qe ti cohej per ditelindje shokut Enver. Dhe nga gjithe ky entuziazem pasoi heshtja dhe as u shfaq dhe as u tha ndonje gje.
Sot u shfaq plage te vjetra si ka lindur eshte bazuar mbi nje histori te vertete apo eshte ndertuar nje skenar mirefilli
Ai eshte nje skenar i mirefillte. Kam pasur kontakt me malesine qysh ne femijerine time. Kur aty ne fshatin tone buze detit vinin ushtare nga Mirdita na tregonin histori dhe me benin pershtypje kenget e tyre karakteri i ketyre zonave kodi i nderit zakonet. Por eshte e veshtire te thuash se si lind nje ide se si pasurohet dhe si del nje veper artistike. Nuk ka nje arsye konkrete qe te besh nje skenar. Pergjithesisht kam shfrytezuar krijimtarine time letrare per skenare. Krijimtaria ime buron nga letersia dhe ato qe nuk i kam bere dot filma do ti botoj sot. Kam nje sere veprash disa romane novela nga krijimtaria ime si letrar. Por kam bashkepunuar edhe me te tjere si Vath Koreshi Kico Blushi... Plage te vjetra mban skenarin dhe regjine time. Ne fakt une nuk kam mbaruar per asnjeren prej ketyre kam studiuar per kamera por propaganda permes filmit ishte shume e kerkuar nga regjimi i atehershem dhe ne ne menyre fare te qete kaluam nga kinooperatore ne regjisore e skenariste.
Po mbyllja e filmit me fshatarin qe kthehet me bustin e Enverit ne krahe eshte nje gjetje juaja...
Une bisedoja shume me aktoret e ndoshta kjo ishte e vecanta ne punet qe kam bere. Dhe po i thosha Ndrekes po si i behet qe te gjejme nje gje qe ky fshatari iken nga qyteti dhe merr nje dhurate.. Te nesermen vjen e me thote E kam gjetur Nje bust te shokut Enver. Kishte njeri pastaj qe te thoshte jo mes gjithe atyre njerezve perreth Dhe ja keshtu ndodhi. Nuk ishte shpikja ime. Ky ka qene realiteti.
Ne ndertimin e personazhit te Veres ne fillim ajo duket nje grua me personalitet qe ka mendimin dhe qendrimin e saj por pastaj shkrihet me ate qe kerkohej...
Sot flasim per nje kohe teresisht tjeter dhe pas nje distance kohore eshte shume e veshtire te futesh ne logjiken e gjerave. Sot per te bere nje film varesh nga producenti qe te jep parate dhe se cfare filmi do te besh varet nga buxheti qe te dikton aktorin qe do te marresh sheshxhirimet etj. Filmi eshte edhe nje mall qe shitet dhe duhet te besh ca para qe te mund te besh filmin tjeter. Kurse atehere nuk ishte keshtu. Parate i jepte shteti. Ne nuk e dinim se sa kushtonte nje film. Ne firmosnim nje here ne muaj vetem per te marre rrogen tone. Shteti ishte producenti ishte ai qe kerkonte si do ishte filmi. Prone private nuk kishte. Punen e caktonte shteti se ku do ishte ne Tirane apo do shkoje diku tjeter. Pra se pari shikohej qe te ishte ne rregull me ideologjine dhe se dyti filmi nuk ishte mall por propagande. Kjo per ne ishte e qarte ne nuk duhet te shkonim kunder kesaj. Nuk beje film nese nuk beje ujdi. Pastaj secili beri krijimtarine e vet si mundi. Une personalisht jam marre shume pak me temen e dites.
Dikur keni thene se e mbyllet me kinematografine eshte e vertete apo keni ne duar ndonje projekt
Nuk mund te them se kam nje projekt per nje film apo nje dokumentar por kjo nuk do te thote qe neser apo pasneser apo pas dhjete ditesh... nuk do te ndryshoj mendje. Nuk i dihet. Por une kam edhe nje veshtiresi tjeter sepse kam ne shtepi nje kritike te tmerrshme e cila me ben verejtje per cdo gje qe une shkruaj. Por ne fakt e falenderoj shume sepse shume gjera qe kane pesuar nje permiresim te dukshem kane ardhur si rezultat edhe i verejtjeve te saj si kritikja e pare. Sepse sigurisht ajo deshiron te kete nje burre te suksesshem. Kjo gje eshte shume e mire sepse ndodh qe njeriu te dashurohet pas vepres se vet dhe nuk i pelqen kur i bejne verejtje. Edhe une nervozohem ne fillim por pastaj kur ulem them ketu ka dicka. Ata qe jane profesoret tane kineaste te shquar perpara se te behej premiera e filmit e mbushnin sallen me popull dhe hapnin edhe magnetofonet dhe aty ku fillonte zhurma peshperitjet kollitjet e shihnin se me cilin episod perkonte dhe e rishihnin se aty duhet te kishte dicka qe nuk shkonte perderisa e leshoi spektatorin. Dhe e permiresonin. Por keta jane ata ustallaret apo korifenjte e kinematografise.

Motive nga dita e diel

Dokumentar 1973 20
Skenari Dhimiter Anagnosti Kujtim Gjonaj
Regjia Dhimiter Anagnosti
Operator Beqir Vaqarri

Nje dite e diel ne Tirane. Te rinj qe kapen prej dore nga liqeni te tjere qe bejne fotografi tek nje shtylle e famshme ku bente fotografi gjithe Tirana e nuk e ndalin dot te qeshurin entuziazem ne stadium njerez qe nxitojne... Jane imazhe te vjedhura nga kryeqyteti shqiptar ne vitin 1973. Regjisori ka preferuar ta quaje nje dokumentar poetik. Ne kete film ka me shume poezi se proze thote Anagnosti. Ndonese fillimisht ishte konceptuar pa tekst pas doganave nga do te kalonte njera pas tjetres iu mbivendos edhe nje tekst i shkurter qe sot tingellon disi patetik. Megjithate mjaftojne vetem imazhet per te shijuar panoramen e Tiranes ne vitet 70 ashtu te zhurmshme me shi ne perditshmerine e saj. shte jetuar gjithsesi eshte qeshur dhe dashuruar gjithsesi. Nuk ka asnje pozim ne film. Pamjet jane xhiruar me kamera te fshehta dhe kjo eshte edhe arsyeja pse u ndalua dhe nuk u shfaq kurre. Dje ai doli per here te pare nga arkivat e AQSHF-se dhe u shfaq per publikun.

Plage te vjetra

Film artistik 1969 90
Skenari dhe regjia Dhimiter Anagnosti
Operator Faruk Basha
Piktor Namik Prizreni
Montazhi Xhanfise Keko
Op/zeri Koco Tollko
Ne role Roza Anagnosti Rikard Ljarja Ndrek Luca Naim Frasheri Violeta Manushi Sander Prosi Tonin Ujka Agim Shuke Ndreke Shkjezi Reshat Arbana etj.

Gjini nje plak malesor shtrohet ne spitalin e Tiranes per te hequr nga shpatulla nje plumb qe i ka mbetur si kujtim nga nje gjakmarrje e vjeter. Por kur meson se operacionin do ta kryeje nje mjeke Vera ai heziton nga mungesa e besimit ne aftesite e grave. Vera ne kete kohe po perjeton nje drame familjare per shkak te vendimit qe mori i shoqi Naimi per te punuar ne minieren e Kurbneshit. I pari film autor per kineastin e ri Dhimiter Anagnosti shenoi fillimin e kurbes se ngritjes se tij ne krijimtarine artistike qe njohu vec suksese me pas.

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›