E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia, nis greva e urisë nëpër burgje

Në disa burgje të vendit si në Shënkoll të Lezhës, në Fushë- Krujë, por edhe në Peqin, të burgosurit kanë nisur një grevë urie në lidhje me amnistinë që do miratohet së shpejti nga parlamenti.

Të burgosurit kanë refuzuar ushqimin ditën e djeshme duke kërkuar plotësimin e dy kërkesave të tyre.

Mësohet se të burgosurit kërkojnë që në amnisti të përfshihet ulja e dënimit me një të katërtën për të gjithë të burgosurit.

Po ashtu ata kërkojnë që të ketë ndryshime në Kodin Penal, duke parashikuar me ligj të drejtën e lirimit me kusht pasi personi ka kryer tre të katërtat e dënimit të tij.

Amnistia e parashikuar nga qeveria përfshin ata që kanë kryer vepra të lehta penale. Qeveria parashikon se kjo amnisti do të ulë shpenzime në burgje me 1.5 milion euro.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›