Skënder Tufa: Veprimet ndaj koordinatorëve, politike. Keqardhje për opozitën dhe shoqërinë civile
Një nga koordinatorët e grevës së urisë së ish- të përndjekurve politikë, Skënder Tufa, deklaroi përpara mediave se veprimet ndaj koordinatorëve, siç ishte rasti i Asllan Patriotit, janë politike.
Duke folur përpara mediave, Tufa tha se ndjen keqardhje për mungesën e reagimit të opozitës dhe shoqërisë civile, që nuk iu përgjigjën thirrjes së ish- të përndjekurve për tubim.
Tufa deklaroi se ata nuk duan agravim të situatës, por duan të ulen në bisedime për një zgjidhje qytetare.