E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia nuk zgjatet afati


Ministria e Financave ka bërë për herë të parë publike shifrat për ecurinë e  amnistisë tani që procesi ndodhet në mes të afatit.

“Deri më sot konstatojmë se ka rreth 400 milion lekë të legalizuara, që i korespondon një tatimi prej rreth 12 milion lekësh. Gjithashtu interesante është edhe legalizimi i pasurisë së paluajtshme. Janë rreth 30 miliard lekë tashmë të legalizuara që i korespondojnë rreth një tatimi prej 300 milion lekësh”, tha zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj.

Zëvendësministri i Financave thotë se muajin e fundit është vënë re një rritje e interesit të bizneseve dhe individëve për të përfituar nga amnistia. Ndaj sipas tij nuk ka arsye që afatet të shtyhen.

“Individët tashmë kanë filluar aplikimin në masë për pasuritë e paluajtshme, kanë filluar të shtohen aplikimet për legalizimin e cash-it, ndërkohë që nga bizneset mendojmë që koha që kanë patur dhe që kanë në dispozicion është e mjaftushme nëse do të mund të llogarisin të aplikojnë në kohë pranë administratës tonë”, deklaron zoti Rushaj.

Procesi i amnistisë pëfundon në fund të vitit.  Shoqatat  e biznesit kanë kërkuara kohët  e fundit shtyrjen e afatit për amnistinë duke pretenduar se  nuk kanë patur kohën e nevojshme për përpilimin e bilanceva dhe dokumentave të tjera shoqëruese, por edhe janë stepur edhe nga një ndëshkim i mundshëm pas mbylljes së amnistisë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Ndërtimi vazhdon në ngërc
Ndërtuesit  ankohen  se po kalojnë një nga periudhat më të vështira financiare ku kërkesa në treg është e ulët dhe likuiditetet mungojnë.
Qeveria, e paaftë të menaxhojë TVSH-në
Kryeministri Berisha iu përgjigj propozimeve të PS-së, se ulja e TVSH-së do të dëmtonte biznesin vendas. Qëndrimi i prerë i Kryeministrit ul shpresat për një manovër që do të mund të çonte në reduktimin e çmimeve. Në fakt, debati për bërjen zero të TVSH-së për disa artikuj bazë të konsumit, si mielli, qumështi, veza, dhe reduktimi në 10 për qind për vajin dhe sheqerin ka shkaktuar shumë reagime nga kampe të ndryshme të politikës. Reformat ekonomike kanë ngecur
Bashkimi Europian vëren se reformat për integrimin ekonomik të Shqipërisë thuajse kanë ngecur në vend. Berisha: TVSH-ja nuk do të ulet
Qeveria ka reaguar për herë të parë zyrtarisht ndaj nismës së opozitës për të ulur taksat tek artikujt më bazë të jetesës. Negociatat e tregtisë së lirë
Shqipëria po niset në dizavantazh në negociatat e tregtisë së lirë me Bashkimin Europian dhe vendet e rajonit, pasi autoritetet ende nuk kanë vendosur propozimet finale, ne koordinim me interesat e biznesit, që do dërgojnë në Bruksel për kuotat e eksportit.


Lajmet kryesore

Arvizu: 21 janari? Pres drejtësi
“Meta-Prifti, ekspertët amerikanë shumë të njohur”
Topi kthen ligjin e mbetjeve
Ndërtimi vazhdon në ngërc
Partitë, si në vitin 1914
Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Kumbaron

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›