Britani kapen 9 shqiptare

Nëntë shqiptarë të kapur ishin në mesin e 14 të huajve që po tentonin të hynin ilegalisht në territorin britanik duke udhëtuar të fshehur në një kamion me targa rumune që transportonte mobilje për kompaninë suedeze IKEA, njofton Agjensia Britanike e Kufirit.
Të kapurit janë të moshës 20 deri në 50 vjec dhe u arritën të zbulohen vetëm falë qenëve me erë në terminalin e trageteve në North Shield në afërsi të qytetit të Nju Kasëllit.
Emigrantët e fshehur kishin 14 orë në kamion, derisa u zbuluan nga autoritet, të cilët më pas janë ridërguar në Holandë.
Javën e kaluar kamionët rumunë ishin nisur nga Rumania duke udhëtuar përmes Amsterdamit ku besohet se shqiptarët teëetur për të vajtur në Britani, kanë hipur.
Shoferi i maunes rumune është gjobitur 5 mijë sterlina. John Spence, ndihmës-drejtor në Agjensinë Britanike të Kontrollit të Kufirit thotë se zyrtarët e emigracionit përdorin teknologjinë më të fundit dhe përvojën dhe ekspertizën e tyre për të qenë një hap më përpara emigrantëve ilegalë.
“Ne nuk do hezitojmë të marrim masa të forta kundër shoferëve të mauneve që nuk arrijnë të sigurojnë automjetet e tyre”, tha zyrtari britanik.
Britania ka futur në përdorim prej kohësh pajisje kërkimi të tekonolgjisë së larte, përvec qenëve zbulues, si detektorët me dioksid kardoni, monitoruese të rrahjeve të zemrës si dhe skanera, përvec kërkimeve vizuale.
Por jo gjithmonë arrihet të parandalohet hyrja ilegale e emigrantëve të cilët përdorin mënyrë, metoda dhe rrugë të sofistikuara në kërkim të një jete më të mirë në Britani. Këtë e tregon edhe numri i shqiptarëve që arrijnë të mbërrijnë në Britani në mënyrë konstante edhe pse më të vogël në numër se kohë më parë. Shumica nuk kërkojnë azil, por qendrojnë dhe punojnë në të zezë, me përjashtim të rasteve kur regjistrohen si minorenë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Kumbaron
Gjykata e Lartë ka rikonfirmuar të premten masën e burgimit për ish-shefin e SHIK-ut, Ilir Kumbaro. Durrës, aksident rrugor, shuhet familja
Një familje e tërë nga fshati Gjepalaj i Shijakut është shuar në orët e para të ditës së sotme.
“Betejë” në Berat
Krismat e armëve tronditën dje rreth orës 22.00 lagjen "Dëshmoret e Kombit" në hyrje të Beratit, kur dy grupe të rinjsh qëlluan ndaj njëri-tjetrit. Futen në grevë mbi 300 naftëtarë
Mbi 300 punonjës të kompanisë së naftës “Stema&Oil”, kanë hyrë dje në grevë 24-orëshe, për shkak se nuk paguhen prej tre muajsh. Vret babanë nga pakujdesia, gjykata: Detyrim paraqitjeje
Zbardhet vendimi për 16-vjecarin që vrau të atin pak ditë më parë në fshatin Shëngjergj të Tiranës.
Lajmet kryesore
Arvizu: 21 janari? Pres drejtësi
“Meta-Prifti, ekspertët amerikanë shumë të njohur”
Topi kthen ligjin e mbetjeve
Ndërtimi vazhdon në ngërc
Partitë, si në vitin 1914
Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Kumbaron