E Martë, 3 Nëntor 2026

Amnistia për të burgosurit, Ministri Manja: Nisëm nga puna

Ashtu sikurse kishte premtuar, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije sot se ka nisur nga puna për ndryshimet në projektligjin për amnistinë e të burgosurve.

Qëllimi i projektligjit është të përjashtojë nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit të gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas dispozitave të këtij ligji.

Projektligji “Për amnistinë penale” është konsultuar me ekspertë të Bashkimit Europian.

Amnistia penale është një iniciativë e premtuar nga qeveria kohë më parë por u shty për shkak të zgjedhjeve.

“Po është e vërtetë. Kemi premtuar projekt të amnistisë. Procesi zgjedhor ishte pengesë që duhej kaluar,” ka thënë ministri Manja më 24 maj.

Aministia e fundit ka ndodhur 4 vite më parë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›