E Martë, 3 Nëntor 2026

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos, intubohet sërish ish-kryeministri

Ish-kryeministri socialist Fatos Nano është intubuar sërish mëngjesin e sotëm (31 gusht). Burime për rtsh.al, bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Nanos është përkeqësuar, ndërsa shenjat e tij vitale kanë rënë.

Ish-kryeministri pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes së trakeostomisë, por vendimi i takon familjes.

Nano u paraqitur një javë më parë në një spital privat, pasi shfaqi probleme me rrugët respiratorë.

Fatos Nano ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë me Partinë Socialiste. Ai është themeluesi i PS-së, parti të cilën e udhëhoqi deri në vitin 2005, kur vendosi të largohej nga politika.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›