E Martë, 3 Nëntor 2026

Del nga intubimi Fatos Nano, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit e stabilizuar

Ka dalë nga intubimi ish-kryeministri Fatos Nano. Sipas burimeve të RTSH.al mësohet se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Pranë ish-kryeministrit ka qëndruar bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.

Kujtojmë se Nano është paraqitur në një spital privat më 24 gusht, pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Problemet respiratore dhe ato në mëlçi kanë qenë prej disa kohësh shqetësime për ish-politikanin 70-vjeçar.

Edhe më 28 maj 2021 ai u paraqit në një spital në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. 

Fatos Nano ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë me Partinë Socialiste. Ai është themeluesi i PS-së, parti të cilën e udhëhoqi deri në vitin 2005, kur vendosi të largohej nga politika.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›