Amortizimi i sistemit hekurudhor

Një tren udhëtarësh ka dalë nga shinat në zonën e Ishmit.
Falë shpejtësisë së ulët, nuk ka pasur asnjë të lënduar në njerëz, por për një kohë relativisht të gjatë po qëndron i bllokuar.
Në vendngjarje ka mbërritur një lokomotivë si dhe një grup ekspertësh të cilët po punojnë për futjen e trenit ne shina më qellim lëvizjen e tij drejt destinacionet.
Burime nga policia kanë thënë se treni i linjës Tiranë-Shkodër, doli nga shinat në orët e pasdites, ndërsa në vendngjarje veç grupit të hetimit, po punon edhe grupi i avarive.
Mësohet se shkak i daljes së trenit nga shina ka qenë sistemi hekurudhor i amortizuar ne drejtim të traseve të shinave.