Denoncohet mbytja e djemve nga familja
Pas denoncimit të prindërve për mbytjen e djemve të tyre në lumin Drin, policia është vënë menjëherë në kërkim, edhe pse ende nuk ka siguruar ndonjë të dhënë të saktë rreth dyshimeve të pretenduara. Sipas policisë së Shkodrës, pasditen e martë është marrë njoftim se në rrugën nacionale Shkoder - Tirane, pikerisht tek kthesa e Beltojës, fshati Beltoje Komuna Berdice të rrethit Shkoder, dyshohet se ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujë në Lumin Drin një autoveturë tip Golf 4, me ngjyrë blu. Policia thekson se nuk ka as të dhëna për targën e makinës, por vetëm se në këtë mjet udhëtonin shtetasit Alfons Shtjefen Kolndrekaj 20 vjeç dhe Paskualino Kol Kolndrekaj, vjeç 22.
Sipas policisë lokale, të dy këto persona janë banues në fshatin Shtajke Komuna Bushat të Rrethit Shkodër.
Sipas informacionit të marre nga familjarët, ata janë parë duke udhëtuar me mjetin e lartpërmendur rreth orës 03.00, të mëngjesit të ditës së martë. Policia tha se po punohet për gjetjen e mjetit me mjete lundruese.
Në vendngjarje u dërgua grupi hetimor.