Reali mes Mou e Casillas

Gjendja e luftës nuk fshihet më.
Të gjendur mes Jose Mourinhos dhe Iker Casillas, te Reali i Madridit po shqyrtojnë mënyrën e veprimit në këtë situatë delikate.
Alternativa më e mundshme mbetet largimi i trajnerit portugez. Në këtë rast kërkohet një zëvendësues i denjë.
E kush më mirë se Marcello Lippi do të marrte drejtimin e skuadrës pas ikjes së Mou. Një strateg i madh, zëvendësohet gjithmonë nga një po kaq me peshë.
Njeriu që drejtoi Italinë në triumfin e Botërorit 2006 sponsorizohet nga Zinedine Zidane, i cili po ushtron ndikimin e tij te presidenti Florentino Perez.
Nga ana e tij, Mourinho vazhdon punën sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se trajneri po kërkon një portier cilësor, pasi duket që Casillas nuk është në preferencat e tij.
Zgjedhja e preferuar është belgut Courtois, i Atletiko Madrid.