E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amy Winheouse, ne prag te divorcit

Amy Winehouse eshte ne prag te divorcit nga bashkeshorti Blake Fielder Civil. Kengetarja eshte takuar me avokatet per te diskutuar fundin e marteses.

25-vjecarja qe ndodhet ende ne nje klinike ne Londer, i kerkoi te atit te organizonte takimin. Sipas miqve te Amy, ajo kerkoi nga i ati qe takimi te zhvillohej ne spital.

Kengetarja perfundoi ne spital pasi konsumoi nje perzierje pije dhe droge, pas nje grindjeje ne telefon me Civil. Blake mesohet se i ka telefonuar serish edhe gjate kohes se Amy ndodhej ne klinike.

Bashkeshorti ka akuzuar te atin e Winehouse se po shkaterron lidhjen e tyre.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›