E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celentano: Doja te isha nje kafshe e lire

Kengetari i madh italian, Adriano Celentano, hedh ne treg albumin e ri me kenge dashurie te titulluar "Kafsha".

Duke theksuar se ndihet nje shpirt i dyfishte, kete gje kengetari i famshem e paraqet edhe ne kopertine e CD-se, ku ka dy imazhe, nje foto te tij dhe nje autoportret ne versionin kafsheror.

"Ideja e titullit eshte e Jovanotti-t. Ndoshta Lorenzo pa tek une institiktin e te mbrojturit te species dhe territorit", rrefen Celentano.

"Vec mushkonjes do te doja te isha nje kafshe cfaredo, sepse secila ka te drejten per te jetuar. Per ndjenjen time te madhe te lirise dhe te rebelimit do te me pelqente qe te isha nje dallendyshe ose nje kafshe tjeter qe nuk do te jetonte kurre ne kafaz", vijon Adriano.

Mes kengeve te albumit jane edhe «La Cura» dhe «Sognando Chernobyl», nje melodi ekologjike dhe apokaliptike.

"'La cura' eshte kenga me e bukur e dashurise dhe shpirtit. Flitet per nje dashuri me ndjenja jo shume pasionale, sic jane dhembshuria dhe kujdesi per personin tjeter, mbrojtja per te dhe deshira per te mos e plakur", shpjegon muzikanti i famshem.

Ndersa «Sognando Chernobyl» duket si nje version i rifreskuar i «Ragazzo della via Gluck», qe ne kohen kur u realizua ngriti alarmin e ndertimeve pa fund dhe zhdukjes se hapesirave te gjelberta.

"Eshte nje tjeter thirrje e deshperuar dhe teper e merzitur, ndoshta edhe utopiste duke pare se si po shkojne gjerat dhe se deri ne c'pike njeriu mund te arrije dhe ta shkaterroje planetin. Kam qene gjithnje optimist ne jeten time, por sot e shoh shume te veshtire. Kur nisa te "kendoja" per friken time per cimentimin e tokave apo per dhunen e padrejtesine, nuk u mora shume seriozisht por si nje kengetar simpatik qe perpiqet te beje shaka me gjithcka. Sot e shoh se kush eshte marre seriozisht me ndershmeri per kete ceshtje apo kush do te merret! "Sognando Chernobyl" eshte vazhdimi i  "Mondo in Mi7a", "Svalutation", "Il re degli ignoranti", "I want to know", "Miseria nera"... perfshire edhe filmin Yuppi Du, te cilin desha ta shkruaja dhe ta realizoja per te njejtat motive. Per fat te keq njeriu nuk eshte nje kafshe. Eshte thjesht nje egersire dhe nje budalla", thekson Adriano.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›