Të panjohurat e ‘12-s
Publikohen për herë të parë tri foto historike për ngritjen e flamurit në Vlorë. Çfarë dëshmish ruan Muzeun i Pavarësisë Kombëtare që ndodhet në Skelë të Vlorës? Reportazh në vendin historik, duke hedhur dritë mbi dokumentet dhe faktet që ruhen në këtë qendër muzeale prej vitit 1912. Ndërtesa autoktone, origjinale e selisë së qeverisë së Ismail Qemalit, sot Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, është i vetmi në llojin e vet ku gjithçka është origjinale
Të panjohurat e ‘12-s
Në Skelë të Vlorës gjendet muzeu i Pavarësisë Kombëtare. Një ndërtesë me dy kate. Deri në vitin 1932, ndërtesa kishte funksionuar si muze arkeologjik. Objektet e sistemuara brenda ishin më tepër gjetje nga gërmimet e Leon Rei në qytetin antik të Apolonisë. Historia e kësaj ndërtese shkon deri në vitin 1939, kur vazhdoi të kryente funksionet e muzeut arkeologjik. Në vitin 1939 pushtuesit italianë e dogjën ndërtesën ku kishte qëndruar qeveria e Vlorës. Ndërtesa është rindërtuar në vitin 1962 me atë stil dhe me atë pamje që kishte përpara zhuritjes, që i bëri pushtuesi në vitin 1939. Pas këtij viti, ndërtesa ka funksionuar si Muze i Pavarësisë Kombëtare. Brenda saj janë sistemuar foto, dokumente, armë, vepra arti, relikte të personaliteteve shqiptarë të periudhës së rilindjes dhe pavarësisë kombëtare. Ka 6 dhoma të ndarë në 8 pavijone dhe 2 sallone. Ka qenë selia e parë e qeverisë së I. Qemalit. Në 1962 shpallet Muzeu Kombëtar i Pavarësisë. Kjo është ndërtesa autoktone, origjinale e selisë së qeverisë së Ismail Qemalit, sot Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, që është i vetmi në llojin e vet ku gjithçka është origjinale.
Por i lënë në harresën e madhe nga investimet nga qeveritë e 14 viteve me radhë. Nuk është ndonjë godinë me arkitekturë moderne, por gjithsesi është një ngrehinë e asaj kohe që ka funksionuar si godinë publike dhe spital me ballkon me fytyrë nga deti.
Në këto zyra gjenden dokumente origjinale, duke nisur që nga reliktet e zyrës së Kryeministrit I. Qemali me karrigen, tavolinën e punës, raftet e librave etj. Një foto origjinale e I. Qemali dhe qeveria në ballkon, poshtë populli duke pritur me ankth vendimet e konferencës së ambasadorëve në korrik 1912. Në këtë ndërtesë janë ruhen edhe zyrat e Lef Nosit, Mehmet Dërhallës, Luigj Gurakuqit, salla e kabinetit ministror ku mblidhej qeveria e Vlorës.
Në mbledhjen e parë të Kuvendit në gazetën “Flamuri” të vitit ‘50 përshkruhet:
“Kuvendi Kombëtar i përmbledhur prej delegatëve të të gjithë visevet të Shqipërisë këtu në Vlonë u hap sot në orën 4 pas dreke. Në shtëpi të z. Xhemil Beut. Z. Ismail Qemali Beu si nisjator i parë i mbledhjes mori fjalën e u tregoi delegateve qëllimin e kuvendit, domethënë që të përpiqen së bashku e të marrin masat e nevojshme për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i math ku ndodhet sot. Si e kërkon rregulla e zakonit u nis pastaj vërtetimi i kartave të delegatëve. Pas vërtetimit të kartave dhe pas disa vërejtjesh nga disa delegatë u zgjodhën nji zani Kryetar i Kuvendit Z. Ismail Qemali Beu, si shkronjës i parë Z. Luigj Gurakuqi dhe si shkronjës i dytë Z. Shefqet Daiu. Pas kësaj mori fjalën Ismail Qemal Beu. Pas duartrokitjesh mbledhja u dërgua për të nesërmen, delegatët dualën jashtë të përshëndetnin flamurin që u ngrit në orën pesë e gjysmë pas dreke”.
Çfarë ruhet në muze
Dhoma e parë e godinës së muzeut është “parathënia e pavarësisë”, ku është pasqyruar rrugënisja drejt Rilindjes Kombëtare, me fakte dhe dorëshkrime të pakta. Të pasqyruara janë edhe 3 vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881. Fotot e Abdyl Frashërit, Ymer Prizërenit, Sulejman Vokëshit, Iliaz Dibrës. Libra origjinale shqipe si gramatika të gjuhës shqipe në toskërisht, abetarja e S. Frashërit, libri “Vdekja e Pirros”, “Bagëti dhe bujqësi” e Naimit, gazetat e kohës “Koha”, “Shkupi”, “Drita”, “Liri e shqiptarëve”.
Deri në rrugëmbërritjen e vitit ’12 është përshkruar një vargan ngjarjesh. Lexohen pas shkollave shqipe në Korçë, normalja në Elbasan, në Kosovë, kongresi i alfabetit me kryetar Gj. Fishtën. Ardhja e librave shqip, që ndiqte tre drejtime drejt Manastirit në itinerarin Stamboll, Sofje, Bukuresht. Memorandumi i Gërçes, Lufta e Pejës, Mbledhja e Bukureshtit. Udhërrëfyesi i këtij muzeu përshkruan itinerarin e ardhjes së diellit, Ismail Qemali në rrugëtimin Stamboll-Bukuresht-Vjenë-Trieste-Durrës, i shoqëruar nga L. Gurakuqi, S. Ilo, Dh. Berati. Pikturuar nga piktori Nestor Jonuzi, rruga e tyre është e gjallë. “Në Vlorë I. Qemali erdhi nga kushtet që ju diktuan. Me ftesat e bëra në Bukuresht u lajmërua Vlora, pikëmbërritja e tyre. Në Vlorë u mblodhën 78 delegatë”, - thuhet në dokumentet e muzeut.
Në fakt ftesat ishin 84, por 6 delegat ishin zgjedhur dy herë. I. Qemali edhe në Vlorë, në Berat, Toptani në Durrës dhe një vend tjetër, Mit’hat Frashëri në Kosovë dhe në jug. “Mbledhja e rëndësisë shqiptare është mbajtur në shtëpinë e I. Qemalit, më 28 nëntor, ora 15.00 pasdite. U nënshkrua akti i Pavarësisë rreth 1.5 faqe dhe ju dërgua fuqive të mëdha. Me këtë punë dokumentet citojnë se është marrë Lef Nosi, duke dërguar qeverive njoftimin. Edhe shqiptarëve e patriotëve në krahina të vendit u është dërguar mesazhi me thënien “Indipendenca e Atdheut u shpall”. Më 4 dhjetor 1912 formohet Qeveria e Vlorës. Numri i ministrave shkonte në 10. Raporti midis feve ishte: 5 me 5”, - një citim ky me domethënie, për zhvillimet e sotme- ku nënshkruhej “Kryeministër I. Qemali mysliman, zv.kryeministër Dom N. Kaçorri, katolik...”. Ky i fundit ishte zv. i peshkopatit katolik në Durrës. Asambleja kombëtare e cila shpalli pavarësinë në 28 nëntor 1912 u shpërnda në 7.12.1912, duke zgjedhur senatin me 18 anëtarë.
Pamja e shtëpisë e ruan ende të gjallë pamjen e trashëguar qysh nga pavarësia. Në katin e dytë, në ballkon është shpalosur një flamur që rri vazhdimisht aty si tregues i historisë.
Fotografia e parë
1-Në përvjetorin e parë të pavarësisë kombëtare. Nga e mëngjra në të djathtë Naraç, major Alem Tragjasi, Lef Nosi, Pandeli Cale, Luigj Gurakuqi, Dhimitër Berati.
2-Fotografia e dytë lexon 28 nanduer 1912, botuar në vitin 1964 në numrin 101-104 të gazetës “Flamuri”. Sqarimi që jep redaksia e gazetës: “Një grup delegatësh që udhëtojnë me Ismail Qemalin, në mes të udhës para se të shkojnë në Vlorë, ku do të ngrenë flamurin”. Këtu njihen Dhimitër Zografi, Dhimitër Berati, Dhimitër Mborja, Pandeli Cali, Qazim Kokoshi, Pandeli Mborja, Muço Sharra.
3-Fotografia e tretë. Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi.
“Në “Nëntor 11” ka shumë peizazhe që të kujtojnë dështimet në art, një përsëritje e kohës dhe e natyrës, të cilat nuk thonë asgjë. Nuk dua të vendos gishtin diku, por dua të theksoj se edhe nëse pikturojmë natyrën dhe njeriu nuk është i pranishëm, unë mendoj se ai duhet të jetë i qenësishëm në atë mjedis të kornizuar. Duhet të ndihet dora e tij, mendja e tij”, - thotë piktori Bujar Zaimi, duke hedhur një vështrim kritik mbi ekspozitë e 40 piktorëve