E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti: Drogba më i mirë se Torres

“Mendoj se ai është një prej më të mirëve në botë. Do ta krahasoja me Zllatan Ibrahimoviç, Fernando Torres dhe Samuel Eto, por nuk do ta shkëmbeja me asnjërin prej tyre,”- ka thënë Ançeloti.

“Ndoshta Torres mund të jetë më i kompletuar në aspektin teknik, por në futboll teknika nuk është gjithçka. Ka shumë lojtarë me teknikë fantastike, por që u mungon aftësia për të udhëhequr skuadrën,”- shtoi më tej kreu i pankinës së Bluve të Londrës.

“Ne kemi nevojë për personalitet, qendrueshmëri dhe karakter të fortë, më shumë se sa për teknikë. Didier i ka këto cilësi,”- përfundoi Ançeloti.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›