Magani: Gjithcka per ti sherbyer Flamurtarit

“Pas nje karriere disavjeçare ne skuadren e vendlindjes, Shkumbini, fillimisht si lojtar e me pas si trajner, sot (dje) kam nderin te marr pankinen vlonjate”, deklaroi ai.
“E kam vleresuar maksimalisht oferten qe me bene drejtuesit e Flamurtarit dhe premtoj se do te jap gjithçka per t’i sherbyer kesaj fanelle historike ne futbollin shqiptar”.
Objektivi fillestar eshte nxjerrja e skuadres nga kriza, ndersa me kalimin e javeve do te vleresohet edhe se çfare mund te arrije Flamurtari gjate ketij sezoni.
“Per mua kjo detyre eshte nje nder dhe mendoj se nese te gjithe do te punojme me perkushtim, per te ngritur skuadren ne nivelet qe kerkohen”. Deri ne javen e dyte te sezonit 2009-2010, Magani drejtoi Shkumbinin. Ai do te debutoje me bregdetaret ne takimin me Gramozin ne Erseke.
Ne stolin peqinas, Magani nuk arriti te merrte me shume se barazimi pa gola ne fushen e skuadres qe luan per here te pare ne elite. Ish-lojtari i mirenjohur i Shkumbinit zevendeson ne Vlore teknikun Eqerem Memushi, i cili dha doreheqjen pas humbjes 3:0 me Teuten.