Turqi, ligji kundër duhanit respektohet qind për qind!
Mediat turke raportojnë se ky sukses po arrihet falë kontrolleve të rrepta që po ushtrojnë autoritet përkatëse. Sipas të dhënave nga Ministria turke e Shëndetësisë, në muajt korrik dhe gusht organet kompetente kanë kryer 134 581 kontrolle në 81 rrethe të vendit.
Janë kontrolluar edhe 120 mijë firma private dhe ndërmarrje, 9 000 ndërtesa publike dhe
5 000 mjete të transportit publik.
Ndërkohë, janë dhënë 273 dënime, 32 për persona të cilët kanë pirë duhan në vende të ndaluara dhe 241 në ndërmarrje nëpër të cilat nuk është lejuar pirja e duhanit.
Më 19 korrik në Turqi ka hyrë në fuqi faza e dytë e ndalesës për pirjen e duhanit, e cila përfshin ndalesë për pirjen e duhanit në objekte të mbyllura. Ndalesa ka hyrë në fuqi edhe përkrah kundërshtimit të pronarëve të bareve dhe kafeneve, të cilët kanë frikë se do të humbasin klientët e tyre.