Ana Bolena, sopranoja Mariana Leka flet për operan

Sopranoja Mariana Leka po pergatitet te veshe petkat e mbretereshes se Anglise, Ana Bolena....pas nje pauze artistike dhe pa role kryesore ne teatrin e Operas dhe Baletit. Ana Bolena me muziken e Donizettit konsiderohet nje nga veprat me te veshtira te Belkantos, gje qe e ka joshur me teper sopranon shqiptare te punoje me rolin, jo vetem nga ana vokale por edhe aktoriale.
“është një rol shumë kompleks, me vështirësi vokale, teknike, por edhe emocionale. Do të vecoja skenën e fundit të operas, para vdekjes se saj tragjike kur ajo perfundon e cmendur dhe perfundon ne delir. është një skenë shumë e gjatë dhe e vështire ku aty paraqiten disa gjendje emocionale te saj” thotë Leka.
Ana Bolena qe gruaja e dytë dhe mbretëresha bashkëshorte e Enrikut VIII, veç faktit që ishte nëna e mbretëreshës Elisabeta te Anglise. Martesa e saj me Enrikun e VIII-të shkaku i tronditjeve të mëdha politike dhe religjoze. Drama e operas është bazuar në ditët e fundit të jetës së Ana Bolenës, e cila do të vdesë me dëshirën e të shoqit të saj, duke u akuzuar për tradhëti bashkëshortore, incest, magji.
Anna i kaloi ditët e fundit të jetës së saj mbyllur në kullën e Londrës. Ajo u betua dy herë mbi sakrament se ishte e pafajshme për të gjitha akuzat qe i ishin bërë.
Premiera vjen me date 6 qershor ne skenen e Teatrit te Operas dhe Baletit nen regjine e italianes Eleonora Paterniti nderkohe qe perkrah Mariana Lekes interpreton tenori italian Marco Frusoni si dhe solistet shqiptare Armando Likaj, Vikena Kamenica, Rudin sata, Erlind Zeraliu e Lindita Kola.
Mira Tuci