Rama thirrje Berishës për krizën: Po mbaron koha për kompromisin
Kryesocialisti Edi Rama i ka bere thirrje kryeministrit Sali Berisha qe te bashkepunojne per te zgjidhur krizen. Thirrja e Rames vjen nje dite para zhvillimit te samitit te Sarajeves. “Pa humbur kohë kryeministri duhet të dalë nga bunkeri ku është pozicionuar në kundërshtim me interesin e madh të vendit për transparencën e për liberalizimin e vizave dhe duhet të bëjë hapat e tij drejt kompromisit që gjendet në tavolinë. Ne e kemi pranuar kompromisin. Ju bëj thirrje zoti kryeministër ta pranoni edhe ju, sepse pasojat e moszgjidhjes do t’u bien mbi kurriz shqiptarëve” tha Rama.
Socialistet thone se i kane bere hapat e tyre duke u mjaftuar me hapjen e kutive te materialeve zgjedhore. Tashme sipas Edi Rames i mbetet Berisha te hape rruge per kompromisin.
“Ne i kemi bërë hapat tanë dhe e kemi pranuar kompromisin për hir të interesit të madh publik që edhe transparenca të bëhet, edhe vizat të liberalizohen, edhe kushtet për reformat e integrimit të krijohen. Zoti Berisha nuk duhet të mendojë se afati ultimativ i Strasburgut mund të zhbëhet me deklaratat e pasjellshme të zëdhënësve të partisë së tij apo se miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë nuk do t’i qëndrojnë paralajmërimit të tyre në rast mosgjidhjeje të krizës” tha Rama.
Dorian Kodra