E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ana Frank në skenën e teatrit

Clarence Gilyard duke folur për "Shekullin", Foto: Franc Zhurda

Elsa Demo

Publiku do ta ketë të afërt akoma portretin e Clarence Gilyard. Në pranverë të 2010-ës ai vuri në skenën e Teatrit Kombëtar dramën Koleksioni i Përhershëm dhe pruri përvojën e teatrin protestues. Qysh atëherë ka ardhur disa herë në Shqipëri, ka bërë kërkime për të prodhuar me një teatër periferik rrethesh Ditarin e Ana Frankut, dramë nga Frances Goodrich dhe Albert Hackett, por e përshtatur nga Wendy Kesselman (1997).

Ka rëndësi për Gilyard-in informacioni ri që sjell përshtatja e Kesselmanit, sepse rizbulon atë që Ana Franku e ka shkruar pa censurë, për seksualitetin, trupin dhe ndjesitë e një zonjushe që po rritej. Marrëdhënia me shkrimin është një aspekt mjaft i rëndësishëm i fenomenit Frank të mbijetesë nga Holokausti. Shkrimi dhe roli i tij tek të rinjtë si mekanizëm psikologjik, shpirtëror është njëra anë që kërkon të evidentojë Gilyard me këtë dramë në skenën shqiptare. Sepse ana tjetër është historia e pazakontë që Gilyard ka dëgjuar mbi holokaustin: nga Shqipëria nuk u depërtua asnjë hebre për në kampet e përqendrimit.

Artisti amerikan është në procesin e zgjedhjes së aktorëve. Dihet se Fatos Sela do të jetë Oto Frank, ka të ngjarë që Yllka Mujo të jetë zonja Frank. Dhe Ana 14-vjeçare? Ndoshta aktorja e re Esela Pysqyli. Ai ka ftuar të njëjtët bashkëpunëtorë të Koleksionit si aktoren Adriana Tolka.
Clarence Gilyard flet për Shekullin një ditë pas kthimit nga Shkodra, sepse Ditari i Ana Frankut do të realizohet me teatrin e këtij qyteti dhe do të ndjekë pas premierës në prill 2013, një turne nëpër Shqipëri

Mirë se erdhët sërish në Shqipëri, u bë tre vjet nga hera e fundit?

Një vit, sepse kam nisur të punoj me projektin e ri. Dhe do të kthehem dhe rikthehem.

Mund të zbuloni diçka nga projekti që me sa kemi dëgjuar është një dramë bazuar në historinë e Ana Frankut.

Në hotelin që rrija në herën time të parë këtu, takova një grua. Ajo është profesore në Angli, është hebreje. Kishte ardhur këtu më 1939 me familjen për të gjetur strehë nga përndjekja e nazistëve. Më bëri kurioz. Ajo më tregoi se shqiptarët kanë mbrojtur hebrenjtë dhe kurrë nuk dorëzuan njeri. Mu duk e pabesueshme, sepse qysh fëmijë holokausti ishte një mua një histori mjaft e njohur. Prandaj vendosa të mësoj më shumë për këtë histori shqiptare. Pyeta nëse ishte vënë ndonjëherë në skenë ditari i Ana Frankut. U sigurova dhe vendosa të punoj për këtë projekt. Mësova gjithashtu që ky libër është mjaft i njohur nga rinjtë.

Jo versioni i plotë i cili është botuar vitet e fundit…

Në të vërtetë, edhe drama me të cilën po punojmë është bazuar në një përshtatje të re të ditarit të plotë sipas Wendy Kesselman e cila përfshin faktet ku Ana flet për seksualitetin. Pra kemi të plotë historinë e një vajzë po rritet.

Mendoni kjo është historia më e mirë për të treguar për holokaustin në Shqipëri?

Çdo njeri rritet dhe kjo vajzë u rrit duke ëndërruar, ishte e talentuar, krijuese. Dhe arsyeja pse shumë njerëzit identifikohen me këtë histori është sepse Ana shkruan atë mendon dhe dëshiron si çdo i ri. SS-të, janë realë por janë edhe metaforë për çfarë mund ti ndodhë çdo kulture që nuk e lejojnë rininë të shpërthejë, të lulëzojë. Prandaj mendoj se është historia më e mirë.

Një nga qëllimet e këtij projekti është të flasim me rininë shqiptare se sa e rëndësishme është të komunikosh nëpërmjet të shkruarit. Kush shkruan më? Njihni të rinj që shkruajnë? Që të ushtrojnë këtë akt, këtë mekanizëm fizik, psikologjik, shpirtëror? Kur ju merrni një penë në dorë dhe jeni përpara letrës, ju hyni në një proces të menduari. Në familje time, ime shoqe është mësuese dhe fëmijët e mi shkruajnë. Mendoj që fëmijët duhet të shkruajnë, të shkruajë vërtet. Aktorëve të mi unë iu kërkoj të mbajnë ditar, të shkruajnë ëndrrat, ndjenjat, sepse ato bëhen pjesë e një procesi të rëndësishëm për punën në studio. Secili nga ne historitë e tij për të treguar.

Çfarë kërkimesh keni bërë deri tani? Çfarë do përfshini shqiptare në këtë dramë?

Atë që ju e quani aneks, një vend ku u fsheh për dy vjet familja Frank. Ata duhet të jenë pas një rafti librash. Atë do të shihni.

Aktorët?

Jam duke bërë audicion.

Çfarë portretesh kërkoni?

Të jenë shumë shprehëse. Kërkoj aktorë që të të bëjnë të besosh se janë hebrenj, që luftojnë së brendshmi dhe mbijetojnë së jashtmi, që përpiqen të jenë normalë së jashtmi duke parur një konflikt të vështirë me botën e brendshme. Çdo karakter në vepër ka konfliktin e tij individual dhe luftën e tij personale. Po harxhoj mjaft kohë me këtë proces përzgjedhjeje.

Jeni interesuar për mënyrën e të jetuarit të fëmijëve hebrenj në Shqipëri gjatë LDB-së?

Gruan që u bë shkas ti futem kësaj historie e kam takuar disa herë më pas dhe më ka treguar për jetën që kishte pasur këtu. Kur ju thashë se qysh fëmijë kam dëgjuar dhe mësuar për popullin hebre dhe më ka lënë gjithnjë përshtypje të pashlyeshme ajo që u ka ndodhur atyre njerëzve.

Holokausti vazhdon të ndodhë në botë. Për shembull në Afrikë. Njeriu vetëm mund të mos bëjë asgjë, por nuk është mirë të jesh i paditur për atë që ka ndodhur dhe atë që ndodh në botë. Unë e mendoj si festë prurjen e kësaj vepre në Shqipëri, te ky vend që nuk ka bërë kompromis gjatë holokaustit. Ende më duket e pabesueshme.

Kur flitet për këtë histori sot përtej Shqipërisë, theksohet: shqiptarët myslimanë që shpëtuan hebrenjtë.

Ishin thjesht shqiptarë. Por kjo dramë do të jetë një rast të takoheni me hebrenjtë. Sepse në teatër ju do përjetoni jetën e tyre familjare dhe të kuptoni se ska asnjë dallim midis jush dhe një hebrenjve.

Me cilin teatër mendoni ta realizoni?

Do të jetë një prodhim me Teatrin e Shkodrës. Premiera mendohet vitin e ardhshëm në prill.

Puna e Gilyardit

Clarence Gilyard aktor, regjisor dhe pedagog në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, për publikun e kinemasë është i njohur me dy filmat aksion televizivë Texas Rangers dhe Matlock.
Ka punuar në Spanjë dhe Afrikën e Jugut. Ai ka një qëllim me shfaqjet e tij: ti japë mundësi audiencës për ti parë situatat, marrëdhëniet njerëzore, padrejtësitë, nga një kënd tjetër dhe nga salla të dalin me zgjedhje të reja të të menduarit. Ndërsa për sa i përket anës akademike, kërkon që studentët e rinj të kuptojnë përse ekziston teatri: Si profesionist, por edhe si akademik unë sjell të gjitha përvojat që kam kaluar në botë në ishullin e universitetit tim.

Letra është më e durueshme se njerëzit

Ndaj Ana Frank, e lindur më 12 qershor në Frankfurt mbi Majn 1929, nga Otto Frank dhe Edit Holander Franku, çifutë që emigruan në Holandë në vitin 1942, krijoi shoqen e saj, ditarin e quajtur Kiti. Sot e gjysmë shekulli, bota e njeh si Strehimi sekret i Ana Frankut. Vepra që tronditi botën e përkthyer në 70 gjuhë, e së fundi në shqip, do botohej për herë të parë në vitin 1947 nga i ati i Anës, Oto Frank, i vetmi që mbijetoi nga familja Frank, nga kampet e përqendrimit dhe dhomat me gaz.

Vetëm gjashtë vjet pas vdekjes së babait të saj, pra më 1986, ditari Strehimi sekret do botohej i plotë,

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›