31 Marsi, Toka shuan sonte dritat për 60 minuta
Mbrëmja e 31 marsit ka një orë të veçantë që gëzon vëmendjen e tërë globit: Ora e Tokës. Eventi global i promovuar nga WWF do të shuajë dritat e monumenteve më të mëdha në të gjithë botën për 60 minuta (20:30 – 21:30).
Ora e Tokës është një moment unik mbarëbotëror që ka për qëllim të zgjojë vëmendjen e të gjithë banorëve të Tokës për jetën e saj.
Ora e Tokës do të kujtohet njëkohësisht në të gjitha qytetet më të mëdha të globit përmes fikjes së dritave të monumenteve të tyre simbol.
Në Londër do të fiken dritat e Katedrales së Shën Palit, Toëer Bridge dhe London Bridge, në Francë do të jenë pa ndriçim rreth 1200 monumente, në Itali do të zhytet në errësirë teatri La Scala, Mole Antonelliana në Torino, Santa Maria del Fiore në Firenze, sheshi në Pisa, Pallati Dukal dhe sheshi San Marconë Venezia.
Aktivistët synojnë që gjestit simbolik të fikjes së dritave ti bashkohen qytetarët, institucionet dhe bizneset, për më shumë ndërgjegjësim për të ardhmen e planetit ku jetojmë dhe sfidat e ndryshimit klimatik me të cilin përballemi.
Në edicionin e tij të parë, ky eveniment përfshiu vetëm Sidnein, Australi. Por me kalimin e kohës, errësira 60-minutëshee 31 marsit u përhap në tërë planetin. Në vitin 2011, i ndihmuar edhe nga rrjetet sociale, ky event përfshiu mbi 2 miliard njerëz në 5200 qytete të botës. / Gazmira Ndoja
httpv://wwwwyoutube.com/watch?v=FovYv8vf5_E&feature=player_embedded#!