E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ana e Malit, potencial të madh në bujqësi pavarësisht sfidave me përmbytjet

Njësia Administrative Ana e Malit, pjesë e Bashkisë Shkodër ka një potencial të lartë zhvillimi në sektorin e bujqësisë.

Një prej fermerëve më të vjetër të kësaj njësie, Ahmet Sylemani nga fshati Muriqan thekson se ky sektor është një nga dy shtyllat kryesore së bashku me turizmin.

“Është dhe traditë, këtu janë marrë me zarzavate dhe perime. Fryti i shegës dominon më shumë. Vijnë nga qyteti për te blerë gjëra fshati”, tha Sulemani.

Megjithatë, zona është përballur edhe me sfida, si përmbytjet e dhjetorit 2022, ku rreth 2700 hektarë tokë u përmbytën duke ndikuar negativisht në sektorin bujqësor.

Pavarësisht këtyre sfidave, fermerët e Anës së Malit vazhdojnë të punojnë tokat e tyre, duke ruajtur traditat bujqësore të zonës dhe duke kontribuar në ekonominë lokale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›