E Diel, 1 Nëntor 2026

Ana e errët e Borëbardhës

Xhuxhët në këtë film, pra ata të cilët i dhanë azil Princeshës, nuk do të jenë asgjë tjetër pos nopranë, djem të përgjumur dhe jo karaktere sikurse të versionit të Disney. Të gjithë këta paraqiten në filmin Snow White and the Huntsman, që këtë javë shfaqet në DigiGold.

Producenti i ‘Liza në botën e çudirave’ sjell një version vizionar, aksion-aventurë të historisë legjendare të Borëbardhës.

Mbretëresha shpirtkeqe do të jetojë përgjithmonë e bukur, nëse arrin të eliminojë Borëbardhën dhe për këtë ajo ka detyruar ‘Gjahtarin’.

Por, ajo nuk e kishte imagjinuar kurrë se ai do të stërviste Borëbardhën për të qenë një luftëtare e pashoqe dhe së bashku do t’i kundërviheshin asaj në një luftë epike...

“Snow White and the Huntsman” kësaj radhe është punuar me regji të Rupert Sanders, kurse skenarin e ka shkruar Evan Daugherty, John Lee Hancock dhe Hossein Amini, dhe të katër këta përpiqen që të na sjellin diçka të re.

Normalisht jo ashtu sikurse tregimi i vjetër por diçka më të përparuar. Edhe pse ka një ambicie interesante të tyre – aplikimet e teknologjisë së fundit dhe tregimi është konsideruar se ka frikësuar paksa fëmijët, por megjithatë hapësirat mitike të Mesjetës dhe gjërat e tjera nuk janë humbur.

Njerka shpirtkeqe që i takon narcizoizmit të gjeneratës së femrave që fitojnë vetë, paraqitet më shumë si një monstrum, një grua e cila do të bëjë gjithçka ta ruajë bukurinë e saj dhe të dominojë gjinia e saj në këtë botë.

Këtu ndoshta është ai ndryshimi nga tregimi i “Borëbardha dhe gjuetari” një tregim që më tepër ka të bëj me hakmarrjen e drejtë sesa me ndonjë gjë tjetër.

Borëbardha luhet nga aktorja Kristen Stewart që është pika kryesore e heroinës së filmit. Por, që nga paraqitja e saj në Twilight, Stewart ka gabime në paraqitjen e saj.

Princi i saj është William (Sam Claflin), një shok i fëmijërisë së Borëbardhës dhe djali i një fisniku i cili ka mbetur shumë lojal ndaj babait të saj. Ai ka dhuntinë e një harkëtari dhe një djali të ri që më të askush s’mund të bëj garë.

Sido që të jetë një film i këtillë ja vlen të shikohet dhe një kënaqësi të këtillë e keni në DigiDold.

Pra, “Snow White and the Huntsman” javën e ardhshme do të shfaqet në kanalin DigiGold, që në Kosovë e sjell kompania IPKO.

---

Snow White and the Huntsman

Regjia: Rupert Sanders; Skenari: Evan Daugherty, John Lee Hancock dhe Hossein Amini, bazuar në tregimin e Daugherty; drejtor i fotografisë: Greig Fraser; montazha: Conrad Buff dhe Neil Smith; muzika: James Newton Howard; dizajner: Dominic Watkins; kostumet: Colleen Atweod; producentë: Joe Roth dhe Sam Mercer; Distributor: Universal Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë 6 minuta.

Aktorë: Kristen Stewart (Snow White), Charlize Theron (Ravenna), Chris Hemsworth (the Huntsman), Sam Claflin (William), Sam Spruell (Finn), Ian McShane (Beith), Bob Hoskins (Muir), Eddie Marsan (Duir), Ray Winstone (Gort), Nick Frost (Nion) dhe Toby Jones (Coll).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›