Giuliani kërkon dorëheqjen e Obamës

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, gjatë një fushate zgjedhore në Ohajo, përkrah Mitt Romney dhe kandidatit për zëvendës president, Paul Ryan, deklaroi se presidenti Obama duhet të kishte dhënë dorëheqjen përpara disa kohësh.
“Obama duhet të ishte dorëhequr kohë më parë, për dështimet e njëpasnjëshme që amerikanët kanë përjetuar gjatë administratës së tij”, ka thënë ai. Sipas tij, të dhënat e fundit tregojnë se papunësia është rritur në 7,9%.
“Kjo do të thotë se ka më shumë të papunë sot, sesa në momentin kur Obama mori detyrën dhe për këtë, administrata aktuale duhet të ndihet e turpëruar, ashtu si edhe për shumë çështje të tjera”, akuzoi Giuliani, i cili u ndal gjerësisht tek “paaftësia” e autoriteteve, në paralandalimin e sulmit mbi konsullatën në Libi, që solli edhe vrasjen e ambasadorit Christopher Stevens.