E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ana e errët e festës së Botërorit, Afrika e Jugut

Dita e pare e Boterorit 2010 ne Afriken e Jugut nuk ka qene vetem nje feste per mbare boten. Me dhjetra tifoze kane mbetur te plagosur pasi jane shtypur si pasoje e dyndjes se madhe ne sheshin qendror te Johanesburgut, ku organizatoret e Kupes se Botes kishin vendosur nje ekran gjigant per te ndjekur ndeshjen e hapese mes Afrikes se Jugut dhe Meksikes. Me mijera tifoze, te cilet nuk mund te shihnin takimin ne stadium kane mbushur sheshin, i cili eshte mbipopulluar shume shpejt.

Si pasoje njerëzit kane filluar te shtyjne njeri-tjetrin duke kaluar edhe hapesiren e sigurise. Shume tifoze jane rrezuar dhe kane mbetur te plagosur nga te tjeret qe shtynin përpara. Forcat e policise kane nderhyre menjehere, ndersa te dëmtuarit jane derguar per te marre ndihmen e shpejte. Agjensite e ndryshme flasin per dhjetra te demtuar, ndersa asnjë nga tifozet nuk eshte ne rrezik per jeten. Gjithsesi, organizatoret nuk kane dhene asnjë numer te sakte sa i perket personave te lenduar nga kjo ngjarje, e cila ka erresuar disi ceremonine spektakolare qe ishte organizuar per hapjen zyrtare te Boterorit 2010 te futbollit.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›