E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Bare: Cavushoglu, i keqinformuar

I menjehershem ka qene reagimi i socialisteve, lidhur me deklaraten e kreut te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes. Besnik Bare, kryetari i PS-se per Tiranen shprehet se Cavushoglu eshte keqinformuar nga kryeparlamentarja Topalli.

"Shprehim keqardhje qe zoti Cavushoglu nuk eshte informuar per realitetin shqiptar, ose me sakte eshte keqinformuar nga zonja Jozefine. Ne vleresojme maksimalisht faktin qe ai paraqet interes per Shqiperine dhe me kete rast duam ta informojme qe opozita ka bere maksimumin e saj per zgjidhjen e krizes. Nga ana tjeter, fjala i papjekur i shkon me shume qendrimit te zoterise ne fjale, se sa opozites shqiptare e cila ka bere maksimumin e saj per zgjidhjen e krizes, dhe njekohesisht nuk eshte shkak i krizes. Perkundrazi, eshte e gatshme qe te bej kompromis", deklaroi Besnik Bare, deputet i PS.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›