E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anaidi është fituesi i 'Big Brother Albania'

TIRANË- Pas një nate të mbushur me surpriza të shumta Anaidi është kurorëzuar fituesi i 'Big Brother Albania'. Ishte një natë plot surpriza dhe emocione për teleshikuesit dhe banorët finalistë.

Menjëherë pas shpalljes së fituesit Anaidi është shprehur se këtë fitore ia dedikon babait të tij. "Fitoren ia dedikoj babait tim, personit që ka pasur një hije dyshimi në aftësitë e mia".

Në fillim të kësaj mbrëmjeje finalistët panë në një ekran gjigant të gjithë banorët që kanë fituar 'Big Brother-in' ndër vite, si dhe rrugëtimin e tyre në 'Big Brother 6'. Secili nga finalistët dha vlerësimin e tij për qëndrimin brenda shtëpisë së 'Big Brother', ndërsa më pas u shfaq për secilin prej tyre nga një videoklip me momentet më të rëndësishme të qëndrimit në shtëpi.

Ilirit, një prej personazheve më të spikatur të këtij edicioni iu rezervua një surprizë, ku në qendër ishte takimi me të dashurën e tij Anisën, e cila edhe pse pa qenë fizikisht e pranishme u bë personazh i shtëpisë, pasi partneri i saj foli  shpesh për të. Prej kohësh Iliri priste takimin me të dashurën e tij, por në mbrëmjen finale iu rezervua kjo surprizë, që e emocionoi pa masë atë. Mes lulesh dhe lotësh, çifti shprehu gjithë lumturinë për takimin. A ka ndonjë martesë në horizont?

Shpendi takoi të bijën, Lizën. Vajza e vogël, prej tre muajsh nuk shihte të atin. Shpendi mes lotësh u shpreh se ndihej i përmalluar dhe se mezi priste që të qëndronte gjatë me vajzën e tij. 

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›