E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani-Shqipëri, marrëveshje për sigurinë

01-06-2013 / Gazeta 55

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka vizitë zyrtare në Berlin

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, gjate vizites zyrtare ne Berlin, u prit nga homologu i tij gjerman Hans- Peter Friedrich. Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich dhe homologu i tij shqiptar Flamur Noka nënshkruan në Berlin një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Marrëveshja thellon kooperimin mes Gjermanisë dhe Shqipërisë në fushën e luftimit të kriminalitetit të organizuar dhe të terrrorizmit. Kjo marrëveshje mundëson sidomos shkëmbimin reciprok të informacioneve dhe njohurive si dhe zbatimin e masave operative të koordinuara.
Marrëveshje të ngjashme për luftimin e krimeve të rënda, Gjermania ka nënshkruar edhe me Ukrainën, Koacinë, Katarin, Arabinë Saudite dhe Kuvajtin. Ministri Noka zhvilloi në Ministrinë e Brendshme në Berlin edhe biseda rreth luftimit të tregtisë së qënieve njerëzore, bashkëpunimit dhe luftimit të drogave si dhe modernizmit të administratës publike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›