E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sociedadi në Champions, bien Zaragoza, Majorka dhe La Korunja

Kur pritej që Valencia të merrte të drejtën për në Ligën e Kampioneve, madje ka shënuar e para ndaj Sevilias, është përmbysur gjithçka, teksa ka humbur 2-4. Ka fituar Sociedadi me La Korunjën dhe kështu siguron Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm, ndërsa La Korunja bie nga kategoria, së bashku me Majorkën dhe Zaragozën. Ka shpëtuar Selta Vigo, që fiton dhe për sezonin tjetër do të jetë sërish në La Liga.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›