Argëtimi i Granit Xhakës dhe Gjirës

Futbollisti i njohur shqiptar, i cili luan në radhët e kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, ka vizituar këto ditë Kosovën, ku ka dalë të frekuentojë jetën e natës në Prishtinë.
Ai ka qenë në një nga klubet më të njohura në Prishtinë, në shoqërinë e këngëtares Gjira Kajtazi, ku janë argëtuar mjaft, shkruajne mediat shqiptare.
Nuk është hera e parë që futbollisti simpatik shihet pranë këngëtares tërheqëse, e cila kishte ardhur në Prishtinë këto ditë për një këngë të re. Madje, disa zëra tregojnë se ekziston edhe një simpati mes tyre, ndërsa disa të tjerë thonë se Gjira është shkaku i takimit të Xhakës dhe këngëtares Argjentina Ramosaj. /Indeksonline/